Studim rreth vitaminës B

E Premte, 05 Dhjetor 2008
1 comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

vitamin-b

Për më shumë se një dhjetëvjeçar, mjekët the pacientët me sëmundje të zemrës kanë qënë tepër të interesuar rreth vitaminës B, pasi studimet kishin treguar se ajo mund të parandalojë një goditje të dytë në zemër dhe ndihmonte për shmangjen e bllokimit të artereve që furnizojnë trurin me gjak.

Vitamina B ul nivelin e një amino acidi të quajtur  homocystein, i cili kur ndodhet në nivele të larta forcon arteret, prandaj konsiderohet si faktor rreziku për sëmundjet kardio vaskulare. Mjekët pranë universitetit Haukeland në Norvegji kërkuan të shihnin nëse ulja e nivelit të këtij amino acidi mund të përmirësonte jetën e pacientitëve. Gjatë studimit ata trajtuan me vitaminë B rreth tre mijë pacientë me sëmundje të zemrës. Disa iu dhanë doza të përditëshme ndryshme vitaminash B 12, B 6 dhe acid folik, ndërsa të tjerëve placebo. Pas tre vjetësh vëzhgimi, mjekët vunë re tek pacientët e trajtuar me vitamina B se edhe pse niveli i amino acidit homocysteine u ul  35 përqind, gjendja e tyre shëndetësore nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm. Me këto rezultatet, shkencëtarët arritën në përfundimin se ulja e nivelit të homocysteines duket se nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes dhe ndoshta as nuk ndihmon në parandalimin e ndonjë goditjeje në zemër. Ata thonë se masat më të mira parandaluese vazhdojnë të jenë, zbatimi i një diete të shëndetëshme, mbajtja e kolesterinës në nivel të ulët, kryerja e ushtrimeve fizike dhe mospirja e duhanit.

One response to “Studim rreth vitaminës B”

  1. enkeleda says:

    DESHA TE PYES QE VITAMINAT B6 B12 DHE B1 AJEP EFEKT PER TU PIRE DHE SE MENDOHET PER NGRIRJE NERVASH DHE CFAR MUND TE PIHET NESE PER NJI KOHE MUND TE VUASH SE KE PROBLEME NERVORE OSE STRES DHE TE JEP PAK SHTRENGIME NE GRYKE DHE CFAR MUND TE PIHET NE TE TILLA RASTE.JU FALEMINDERIT NE SE ME KTHENI PERGJIGJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031