Zëri i Amerikës
Një kompjuter i ri që mundëson paraqitjen shumë dimensionale të trupit të njeriut shumë shpejt mund të përdoret nga mjekët për të pare nga brenda organizimin e pacientëve. Kjo paisje e re është zhvilluar nga shkencëtarët pranë universitetit të Kalgarit në Kanada. Ata thonë se pamjet e prodhuara nga ky kompjuter janë me një rezolucion 10 herë më të lartë sesa fotografitë e zakonëshme. Profesori Paul Gordon thotë se nga kjo pajisje do të përfitojnë si studentët e mjekësisë edhe pacientët. Për shembull para një operacioni të vertebrës, nëpërmjet kësaj paisjeje me pamje shumë dimensionale, mjeku është ne gjendje të kryeje operimin në mënyrë virtuale dhe të shikojë efektet e mundshme, para se të kryejë operimin e vërtetë. Projektuesit e këtij kompjuteri me imazhe shumë dimensionale thonë se pajisja do t’u jape mjekëve një mënyrë të re për kuptimin dhe trajtimin e sëmundjeve