Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore

E Martë, 30 Dhjetor 2008
4 comments


backsurgeryShumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer a sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes a presionit në fijet nervore. Për lehtësimin  e dhimbjeve shpesh përdoren barna a masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun a ruazën e dëmtuar.Një grup mjekësh në qëndrën mjekësore të universitetit Duke në Karolinën e veriut thotë se tani po u ofron pacientëve me dhimbje në shtyllën kurrizore një metodë të re kirugjike, që është një hapje shumë e vogël, pa prekur aspak fijet  muskujve dhe ato nervore.

Mjekët  thonë se pas një operimi të tillë pacienti e merr veten shumë shpejt. Gjatë  këtij lloj operacioni, mjekët kryejnë rreth 200 radiografi të pacientit, thuajse sa herë që bisturia prek trupin. Kjo bëhet për të siguruar që kirurgu po operon në vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore për të hequr qendrën e një disku të dëmtuar të ruazës. Duke bërë një të çarë të vogël në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, kirurgët zëvendësojnë pjesën e diskut me kockë të zhvilluar në laborator, pastaj vendosin vidën për ta lidhur me diskun tjetër. Operacioni me këtë metodë të re zgjat jo më shumë se një orëm ose sa 1 e treta  e kohës që nevojitet me mënyrën e deritanishme të operimit kur  pacienti qëndron në spital për disa ditë. Rreth 3 orë pas operimit me metodën e re kirurgjike,  kjo paciente hedh hapin e parë dhe pas 6 orësh është gati për të shkuar në shtëpi.

4 responses to “Metodë e re operimi në shtyllën kurrizore”

  1. ana says:

    a behet ky lloj operacioni ne shqiperi pasi jemi te interesuar?

  2. Naser Isufi says:

    Ju’lutem më tregoni sa kushton një operacion(nderhyrje) e tillë!!

    Përshëndetje
    n.Isufi

  3. Sonila says:

    Pershendetje,
    kam degjuar per ekzistencen e nderhyrjes kirurgjikale me “lazer” ne pacjente qe vuajn nga hernia diskale, a mund te me jepni ndonje informacion te metejshem per kete lloj nderhyrjeje?
    Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031