Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër

E Martë, 13 Janar 2009
1 comment

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

valve_pic6Një grup mjekësh në Nju Jork po përdorin një  mënyrë të re jo-kirugjike për zevendësimin e valvolës së zemrës tek pacientët kardiakë. Deri tani nga kjo metodë kanë përfituar qindra vetë. Mjekët shpresojnë se procedura e re do të zshmangë nga përdorimi mënyrën kirurgjike për zevendësimin e valvulës në zemër, që kryehet me një prerje gjatësore në kafazin e kraharorit të pacientit.

Para disa muajsh, murgesha Dugan nuk ishte në gjendje të bënte vetëm pak sepse i merrej fryma. Zemra e saj nuk funksiononte si duhej dhe kjo i shkaktonte asaj lodhje e pagjumësi. Mjekët e diagnostikuan atë me aortik stenosis, gjendje që shkakton ngushtimin e valvolës së zemrës.

Doktor Martin Leon i qëndrës mjekësore Columbia Presbiterian në Nju Jork thotë se kur valvola nuk hapet normalisht, në zemër krijohet presion. Në këto raste, pacienti nuk mbushet dot me frymë sepse trysnia ndjehet në mushkëri, të cilat akumulojnë ujë, por mund të shkaktojë edhe dhimbje në gjoks, marrje mendsh, humbje ndjenjash a rënie të fikësh.

Murgesha Dugan kishte nevojë për një valvulë të re në zemër. Por në moshën 91 vjeçare, shanset që ajo të mbetej gjallë pas një operimi ishin tepër të pakta. Gjatë operacionit kirugët hapin kafazin e kraharorit të pacintit për të vendosur valvolën. Në qëndrën Columbia Presbyterian, mjekët kishin disa muaj që merreshin me prova klinike për zëvendësimin e valvolës në zemër duke përdorur një teknikë të re, pa operacion. Në prova të tilla pacientët marrin pjesë vullnetarisht. Kështu edhe mugesha Duhan pranoi t’i nënshtrohej kësaj prove klinike për zevendësimin e valvulës në zemrën e saj.

Kjo teknikë është e ngjashme me procedurën e katheterizimit ku një tub i hollë a tel përdoret për hapjen a çbllokimin e artereve. Në këtë rast, valvola vendoset në maje të tjelit futet në arter dhe shtyhet deri në vendin e duhur, ndërsa mjekët ndjekin lëvizjen nëpërmjet imazheve të skanimit. Doktor Leon thotë se edhe këtë herë procedura doli me shumë sukses dhe murgesha Dugan iu kthye jetës normale. Mjekët ofrojnë këtë procedurë të re vetëm për njerëzit që nuk mund të përballojnë fizikisht ndërhyrjen kirugjike për zevendësimin e valvulës. Ata shpresojnë se pas provave të mjaftueshme klinike, nga kjo procedurë do të përfitojnë mbi 100 mijë pacientë të tjerë nga mbarë Shtetet e Bashkuara.

One response to “Procedurë e re për ndërrimin e valvolës në zemër”

  1. Mbreselenese sidomos mqs ka pasur sukses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2009
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031