Stuart Xhouns, Uilliam Uoker: Kosova, më shumë lidhje me diasporën

E Premte, 20 Shkurt 2009
Leave a comment


Akademia shqiptaro-amerikane me qendër në kryeqytetin Uashington, organizoi këto ditë, në një nga sallat e Institutit Smithsonian, një simpozium me rastin e një-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I pranishëm në këtë veprimtari ndodhej edhe zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Stuart Xhouns, i cili përsëriti përkrahjen e plotë e të vazhdueshme amerikane për shtetin e ri.

Ka kohë që Kosova i ka hyrë punës për të mposhtur sfidën më serioze afatgjatë – rimëkëmbjen e ekonomisë – tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

stuart jones“Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara e vendeve nga mbarë bota ky process ka filluar. Kosova ka marrë premtime për rreth 2 miliardë dollarë ndihma të huaja, përfshi 400 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kjo ndihmë nga Shtetet e Bashkuara pritej, ndihma e premtime Kosovës i kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian, Arabia Saudite, Izraeli, Kanadaja, Japonia, Turqia e Banka Botërore.Megjithëse Kosova nuk mund të mos preket nga kriza ekonomike globale, është inkurajues fakti se gjatë vitit të parë si shtet i pavarur, rritja ekonomike e saj u dyfishua duke kaluar shifrën 5 përqind. Aeroporti i Prishtinës gjatë vitit 2008 priti e përcolli 1 milionë e 200 mijë udhëtarë, qeveria privatizoi 50 përqind të pronës shtetërore, u hapën qindra kilometra rrugë e qindra shkolla u ndërtuan e riparuan.”

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, falenderoi gjithashtu qeverinë e Shqipërisë për nismën e guximshme për ndërtimin e autostradës, e cila duke filluar nga qershori i këtij viti do të lidhë portin e Durrësit me Prishtinën duke i siguruar Kosovës mundësi për një tregëti më të lirë e më gjerë edhe nëpërmjet detit.

Zyrtari i lartë amerikan tha se në gjithë këto procese zhvillimi, një rol qëndror mund dhe duhet të luajë edhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke nxitur tregtinë dhe investimet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët e Amerikës kanë përvojë, ekspertizë, burime dhe kontakte për të cilat Kosova ka nevojë, tha ai.

william walkerAmbasador Uilliam Uoker, është i njohur tashmë si denoncuesi i parë i masakrës së Reçakut më 1999, tragjedi e cila zgjoi vetëdijen e shumë njerëzve në perëndim për ato që po ndodhnin në Kosovë dhe e shtyu botën të ndërhynte. Ambasadori Uoker u tha të pranishmëve se një vit pas shpalljes së pavarësisë, lajmet nga Kosova janë kryesisht të mira, por mund të kishin qënë edhe më të mira. Për një gjë që ai ndjehet krenar për miqtë kosovarë është fakti, se pavarësisht nga vuajtjet e gjenocidin që provuan gjatë 10 vjetëve të fundit, tani që kanë shtetin e tyre ata nuk kanë treguar asnjë shenjë hakmarrjeje ndaj grupit etnik, pjesëtarë të të cilit ishin përgjegjës për gjithë ato krime.

Ambasadori Uoker mendon se problemi kryesor i Kosovës është energjia, i cili nëse nuk zgjidhet, do të pengojë ndjeshëm përparimin ekonomik të vendit. Duket se punët në Ministrinë e Energjisë nuk po shkojnë edhe aq mirë, tha ai.

Edhe ministria e Shëndetësisë nuk po funksionon si duhet. Shume pacientë vazhdojnë të shkojnë për trajtim në Greqi, Shqipëri e vende të tjera. Ministria e Shëndetësisë i ka burimet për të bërë diçka në ketë drejtim. Edhe Ministria e Jashtme duhet të kishte punuar më mirë. Po ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Kur shtron pyetjen përse ndodhin këto, të thonë se kaq burime kanë. Por kur hedh një vështrim të thellë del se këto probleme krijohen nga mënyra se si administrohen fondet dhe burimet dhe jo sepse ato mungojnë, tha ambasadori Uoker, i cili e viziton shpesh Kosovën.

Një nga kritikat kryesore të zotit Uoker për qeverinë e Kosovës, një vit pas shpalljes së pavarësisë ështe se Prishtina zyrtare nuk ka bërë sa duhet për të vendosur lidhje me diasporën. “Kam vizituar komunitete në Nju Jork, Detroit, Cikago, Teksas”, tha ai.

Komunitete shqiptarë ka sot në mbarë Shtetet e Bashkuara, dhe bizneset e tyre nuk janë më vetëm restorantet. Gjithashtu shqiptarë të Kosovës ka në thuajse të gjitha shtetet e Evropës, perfshi, Greqi, Itali, Francë, Britani, por çuditërisht qeveria e Prishtinës nuk është në gjendje t’i joshë njerëzit e aftë. Ka shumë pjesëtarë të këtyre komunitetetve në diasporë, të shkolluar, avokatë, ekonomistë, inxhinjerë, mjekë, profesorë, me shumë përvojë, që me të vërtetë duan të kthehen për të ndihmuar vendin e tyre, tha ambasadori Uoker.

Gjithashtu, ambasadori Uoker u bëri thirrje intelektualëve kosovarë që me aftësite e tyre të ndikojnë pozitivisht në jetën politike të vendit duke dhënë ndihmesë për një opozitë konstruktive në Kosovë.

ferkaMbrëmja u organizua nga Akademia Shqiptaro-Amerikane, një shoqatë jo qeveritare, pa përfitime ekonomike, e cila përpiqet për ruajtjen e trashëgimin e gjuhës, kulturës e traditës shqipe për brezin e ri shqiptar në Amerikë, thotë Ferka Shala Rothschild, anëtare e këshillit drejtues të Akademisë.

eviNdërsa Evi Budo Struble, presidente e Akademisë Shqiptaro-Amerikane thotë se Dita e pavarësisë së Kosovës, është tani festa më e re që i shtohet për të festuar çdo vit këtij komuniteti.

Të pranishmit i përshëndeti edhe i ngarkuari me punë i Kosovës në Uashington, zoti Avni Spahiu.

avni spahiu“Vazhdojmë të eksplorojmë Uashingtonin, dhe u ndjeva i lumtur që në këtë kryeqytet të madh, zbulova ekzistencën e Akademisë Shqiptaro-Amerikane, organizuese e kësaj veprimtarie festive me karakter kombëtar e cila gjithashtu forcon më shumë lidhjet midis popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

Gjithashtu gjatë simpoziumit u shfaq edhe filmi dokumentar “My Blood, My Compromise” i regjizorit Nuhi De Stani, si dhe një reportazh pamjesh festive i shoqëruar me këngë kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728