Kanceri në pankreas

E Martë, 24 Shkurt 2009
6 comments

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

pancreas1Kanceri në pankreas është tepër i rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë  amerikane,  Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të herëshme para se të fillonte të përhapej. Pankreasi është një organ tepër në brendësi dhe sipas ekspertëve, një tumor në pankreas mund të jetë rritur shumë para se tek pacienti të shfaqen simptomat e para të jashtme. Pankreasi fshihet pas stomakut, prandaj edhe tumori është vështirë të zbulohet, thotë doktor Muhamet Kalan pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhorxh Uashington, këtu në kryeqytetin amerikan.

Mjekët e zbuluan tumorin në pankreasin e gjykatëses së lartë, nëpërmjet një skanimi. Tumori ishte beninj –  pa rrezik për t’u përhapur a shumëfishuar –  por gjatë operacionit për heqjen e tij, kirurgët gjetën edhe një tumor tjetër më të vogël që ishte malinj, i keq. Por ky tumor ishte në fazën e tij më të herëshme, dhe mjekët thonë se prognozat e shërimit të gjykatësës Ginsberg  janë të mira.

Ndërkohë në Houston, mjekja Xhoan Bull pranë universitetit të Teksasit përdor një mënyrë trajtimi duke kombinuar kimoterapinë me temperaturën e lartë që ajo shkakton artificialisht në trupin e pacientëve  të  saj me kancer në pankreas. Ajo thotë se  temperatura e lartë trupore ndihmon për të luftuar infeksionin në organizëm, prandaj beson se përdorimi i temperaturës trupore mund të ndihmojë për të luftuar kancerin. Mjekja Bull thotë se deri tani terapia me temperaturë trupore ka ndihmuar në zgjatjen e jetës të disa pacientëve me kancer në pankreas.  Terapia me temperaturë, thotë ajo, nuk është kurë, por vetëm ndihmon, sepse e vetmja mënyrë për shërimin nga kanceri i pankreasit është heqja e tumorit me operacion, kur ky zbulohet në fazën e herëshme, para se të fillojë të rritet e përhapet.

6 responses to “Kanceri në pankreas”

  1. bahtir says:

    ju lutem per ndihmete nje pacienti 55 vjeqar i semure nga ..tumori ne pankreas.. eshte 5 anetar pa asnje te punesuar.Eshte bere operacion duke i ndihmuar miqte por tashti per terapiat mjeksore te ma tjetushme nuk ka te holla lu lutem nese ka mundesi ndonje shoqate me i ndihmue keti njeriu.ju faleminderit per mirkuptim. i semuri Bahtir zeqiri fshati sllovi lipjan

    • ana ana says:

      R

        kam nje te njohur 47 vj…femer eshte bere operacion nga pankerasi para 3 vj..mbas 2 vj… eshte bere prap ne kolit..diabetin dhe yndyrat i ka shume te larta tani del qe ka dhe kiste ne miter..akoma nuk po kupoj nga se i shkaktohen keto semundje ndoshta mga pankreasi…faleminderit, ana.
  2. blerina says:

    pershendetje te me ndihmoni prindri im e kan konstatu mjeket qe ka tumor ne pankrejas por tumorin e ka ne bisht edhe ne bark te bankrejasit sa kam mundur ti kuptoj por ju lutem dua te di me ket diagnoz edhe sa ka jet per me jetu dhimt non stop ka tash i ka kalu ne veshk tu ja demtu ai tash ka fillu duke e demtu ju pershendes shum tlutem nese ben te ma kthesh pergjigjen me mundesit e tua faliminderit shum

  3. xeni says:

    edhe nena ime eshte diagnostifiku me ket lloj tumori por qfar te besh kshtu e ka jeta nuk ka tjeter kur perveq kemioterapis disa antar te familjes sime jan kunder kemiotrapis disa jan pro ,nena nuk din qe e kA ket lloj smundje ,edhe me kemioterapi mjekt thojn se ska sherim qfar te bejm nuk dim

  4. korabkernja says:

    mu babai me vdiq me 13-12-2012 prej kancerit ne pankreas dhe vetem 8 muaj me ka jetuar

  5. korabkernja says:

    mu babai im eshte bere operacion me 1 maj te ketij viti dhe operacioni eshte kry me sukses dhe babi im e ka dit qi e ka kanceri ne pankreas por u be kishe nuk pe din por 18 cikle te kimoterapis i ka mar nuk i kan ra vetllat as flokt e aj nuk ka vjell e qi thojne i bin flokt e i bin vetllat e vjell por prape se prape nuk ka pas sherim diten e ejte pra neser ju bahen 7 dite qi ka vdek po mos shpresoni se ka sherim kanceri a pshtoj a naj send per qat person se prape se prape kanceri eshte smuj tinzake dhe semundje vraese le qi e myt njerin po edhe veten ne fund keshtu qi ishalla nuk ja qon zoti kerkujna kanceri se ma semundje e keqe nuk ka e kalofshit sa ma mir e kush e ka ket semundje ishalla i ndihmon zoti vetem aj e din ma se miri kalofshi sa ma mir nga korab kernja

Leave a Reply to ana ana Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2009
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728