Showing Archived Posts

Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese

E Martë , 28 Prill 2009
2 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të […]

Posted in Uncategorized

SHBA, Partia Republikane nderon veprimtarinë e Dioguardit

E Shtunë , 25 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë (23/04/09) ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plain, pak kilometra […]

Posted in Uncategorized

Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe

E Martë , 21 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Fruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë.

Posted in Uncategorized

Saktësia e informacioneve mjekësore në internet

E Martë , 21 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Gjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google. Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore,

Posted in Uncategorized

Ajri i ndotur pengon zhvillimin e foshnjes në fetus

E Martë , 21 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore […]

Posted in Uncategorized

Vaksina kundër kancerit në uter

E Martë , 14 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Kërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në pjesen e poshtme te uterit, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin […]

Posted in Uncategorized

Ushtrime fizike në shkallë të moderuar

E Martë , 14 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi Zëri i Amerikës Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme.

Posted in Uncategorized

Mosha, kujtesa dhe ruajtja e saj

E Martë , 07 Prill 2009
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Mosha dhe historia janë të lidhura. Sa më të moshuar që janë njerëzit aq më shumë kujtime kanë. Dhe krejt papritur kjo histori-kujtesë  zhduket, gjithashtu për shkak të moshës e shpesh si pasojë e sëmundjes, Alcajmerit. Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara  po zbatohet  një projekt  për ruajtjen e […]

Posted in Uncategorized

Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

E Martë , 07 Prill 2009
7 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Gratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në […]

Posted in Uncategorized

Efekti i terapisë me aspirinë varet nga doza

E Martë , 07 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Kohët e fundit, një komision i qeverisë amerikane  mbi shëndetit doli me disa udhëzime lidhur me terapinë me aspirinë si mënyrë për pakësimin e sëmundjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Në raportin e këtij komisioni thuhet se aspirina pakëson dukshëm rrezikun e goditjeve në zemër  tek burrat dhe të […]

Posted in Uncategorized

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930