Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive

E Martë, 12 Maj 2009
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Folic AcidAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në gjak ishin më pak në rrezik për t’u prekur nga simptomat e astmës dhe alergjisë. Acidi folik quhet gjithashtu edhe vitaminë B9, marrja e së cilës është e rëndësishme për shëndetin e qelizave të reja në organizëm. Kur vitamina B9 merrret nga grate shtazëne, ajo ndihmon për pakësimin e gjasave të defekteve të shtyllës kurrizore tek foshnjet e palindura.

Por studimi i ri lë të kuptohet se vitamina B9 mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga astma dhe alergjitë.
Mjekët pranë universitetit Xhons Hopkins ekzaminuan të dhënat mjekësore të më shumë se 8 mijë personave nga mosha 2 vjec deri më 25 vjeç. Shkencëtarët arritën në përfundimin se personat me nivele të larta acidi folik në gjak kishin më pak gjasa të shfaqnin simptoma të astmës dhe alergjive. Gjatë analizave të gjakut, sistemet e tyre imunitare treguan më pak shenja të ndjeshmërisë alergjike.

Shkencëtarët thonë se është herët të këshillohet që njerëzit të marrin acid folik shtesë në formë tabletash për të pakësuar rrezikun ndaj astmës dhe alergjisë, por ata po planifikojnë një studim për të shqyrtuar këtë çështje.

Por acidi folik mund të merret edhe nëpërmjet ushqimeve. Ekspertët thonë se nënproduktet e drithrave, perimet jeshile si sallata e spinaqi, frutat dhe lloje arrash janë të pasur me acid folik.

2 responses to “Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive”

  1. GAZMEND says:

    jeni me te miret pershendetje nje nga rubrikat me te mira te rejat nga mjeksia.

  2. tea says:

    po nese acidi folik eshte me teprice?

    – Cdo gje me teprice, nuk eshte e mire, mendoj. Por per kete ceshtje, specialisti mund te t’ju jape nje pergjjigje me te sakte.
    al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2009
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031