Trajtim të ngutshëm për goditjet e vogla në tru

E Martë, 09 Qershor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mini strokeGoditjet e vogla në tru shkaktohen nga mbyllja mekanike e enëve të gjakut. Ato quhen ndryshe edhe TIA shkurt për Sulme Iskemike Kalimtare. Meqënëse këto sulme janë të lehta e kalimtare shpesh shikohen si të parëndësishme. Por sipas një studimi të kohëve të fundit, kryer nga shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës, këto lloj goditjesh duhen trajtuar si raste urgjente mjekësore sepse personat që preken prej tyre janë në rrezik të pësojnë goditje të rënda në të ardhmen. Ekspertët tani thonë se pacientë që ndeshen me simptoma të TIAs duhet t’u nënshtrohen analizave dhe trajtimit të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më shumë se 200 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me goditje të vogla në tru, por ekspertët thonë se disa mijëra raste të tjera kalojnë pa u vënë re sepse njerëzit nuk kërkojnë trajtim.

Këto mini goditje janë pasojë e  tkurrjeve funksionale të enëve të gjakut, që pengojnë furnizimin me gjak të trurit.  Simptomat janë të ndryshme, përfshi dobësi të papritur trupore, mpirje në njërën anë të trupit, marrje goje, hutim dhe vështirësi në të ecur. Këto simptoma zgjasin kryesisht vetëm pak minuta, prandaj shumë njerëz nuk u kushtojnë rëndësi ose nuk i marrin ato seriozisht.

Shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës po përpiqet t’a ndryshojë këtë qëndrim të njerëzve ndaj goditjeve të ashtuquajtura të vogla. Në një dokument të ri shkencor, kjo shoqatë u bën thirrje mjekëve dhe pacientëve që t’i trajtojnë mini-goditjet në tru si raste urgjente mjekësore. Studimet tregojnë se 15 përqind e personave që pësojnë goditje të vogla në tru, ndeshen brenda tre muajve me goditje të rënda.

Shkencëtarët thonë se pacientët me goditje të vogla në tru duhet të kërkojnë menjëherë trajtim mjekësor – duke iu nështruar analizës së skanimit të trurit dhe duke marrë trajtim parandalues si terapi me aspirinë, për të pakësuar rrezikun e goditjes së rëndë në tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930