Mbipesha gjatë adoleshencës dhe kanceri në pankreas

E Martë, 07 Korrik 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pancreasShkencëtarët thonë se mbipesha trupore gjatë periudhës së adoleshencës lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri në pankreas në moshë të rritur. Kanceri në pankreas është i vështirë të diagnostikohet. Në shumicën e rasteve ky lloj kanceri zbulohet vonë dhe vdekja prej tij bëhet e pashmangëshme. Por shkencëtarët thonë se kjo sëmumbje mund të parandalohet në se njerzëzit kontrollojnë peshën e tyre trupore. Doktor Muhamet Kalan pranë universitetit Xhorxh Uashington, thotë se kanceri në pankreas mund të jetë zhvilluar shumë kur shenjat e para të tij bëhen të dukëshme dhe analizat rutinë të gjakut për zbulimin e këtij kanceri në fazën e herëshme nuk janë tepër të efektshme. Një tjetër arsye e diagnostimkimi të vonuar të kancerit në pankreas është se ky organ mbulohet pjesërisht nga stomaku, prandaj edhe nuk mund të shihet gjatë skanimeve të ndryshme. Kur kanceri në pankreas është në fazat fillestare, e vetmja kurë është operimi. Por kur ky kancer diagnostikikohet, atëherë është tepër vonë, sepse ende nuk ekziston ndonjë kurë.

Shkencëtarët në qëndrën Anderson për kërkime në fushën e kancerit, pranë universitetit të Teksasit, thonë se kanë zbuluar një lidhje midis peshës trupore dhe kancerit në pankreas. Sipas tyre, personat mbi peshë trupore janë më në rrezik nga kanceri në pankreas. Gjatë marrjes në pyetje të rreth 800 personave, ata zbuluan se njerëzit që në moshën rinore kishin qene mbipeshë kishin dy herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga kanceri në pankreas sesa ata persona të cilët si adoledhentë kishin patur një peshë trupore normale. Gjithashtu gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se tek personat që kishin qënë mbipeshë gjatë periudhës së adoleshencës, kanceri në pankreas diagnostikohej 2 deri 3 vjet më vonë sesa te personat e tjerë që gjatë rinisë kishin peshë trupore normale. Lidhja midis peshës trupore dhe kancerit në pankreas, thuhet në studim, ishte më e theksuar tek burrat sesa tek gratë, dhe më e theksuar tek ata që pinin duhan sesa tek ata që nuk e pinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031