Tajlenoli kundër dhimbjeve mund të dëmtojë mëlçinë

E Martë, 07 Korrik 2009
Leave a comment
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
TYLENOLTajlenoli (Tylenol) që përdoret shpesh kundër dhimbjeve mund të shkaktojë dëme të rënda të mëlçisë. Në këtë kuadër, agjencia e ushqimeve dhe barnave bën thirrje për një kujdes më të madh ndaj përdorimit të këtij ilaçi, por ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. Margarlit Ratner merrte tajlenol për t’u çliruar nga dhimbjet e migrenës dhe kurrë nuk e tejkaloi dozën e rekomandueshme. Por pas disa kohësh, mjekët i thanë se ajo kishte nevojë për një mëlçi të transplantuar.

Acetaminofen njihet si Tylenol dhe si Paracetamol. Doktor Robert Broun pranë qëndrës mjekësore Kolumbia thotë se ky ilaç është popullor sepse është mjaft i efektshëm në krahasim me barnat e tjera kundër dhimbjeve, dhe gjithashtu nuk rëndon në stomak dhe thuajse pa asnjë pasojë anësore kur merret në dozë të përshtatshme.

Por cila është doza e përshtatëshme. Shkencëtarët thonë se Tajlenoli në doza të larta mund të shkaktojë dëme të rënda në mëlçi, madje edhe vdekje. Në formë tableti, taljanol rekomandohet 500 miligram në çdo 4 ose 6 orë. Një grup shkencëtarësh pranë universitetit të Kalifornisë në San Diego thotë se kjo dozë është shumë e lartë dhe rekomandojnë që tajlanoli të shitet vetëm me recetë. Ata rekomandojnë gjithashtu që barnat Percocot dhe Vicodin të hiqen nga tregu. Këto dy barna jepen me recetë kundër dhimbjeve dhe përmbajnë tajlenol. Por shkencëtarët të tjerë shqetësohen se një masë e tillë do të pakësontë aftësinë e mjekëve për të trajtuar pacientët në rast dhimbjesh të mëdha. Ata thonë se këto barna nuk duhet të hiqen nga tregu, por pacientët dhe mjekët duhet të tregohen më të përgjegjshëm në marrjen e tyre. Ndërkohë, agjencia që kujdeset për cilësinë e ushqimeve dhe barnave po i shqyrton këto rekomandime dhe një vendim pritet të merret pas disa muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2009
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031