Norvegjia nderon përsëri nobelistin e saj

E Mërkurë, 05 Gusht 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikës

hamsun-Norvegjia po shënon 150 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të saj nobelist Knut Hamsun, duke e përkujtuar atë me pullë postare dhe një muzeum në fshatin e lindjes, pavarësisht nga simpatia e tij për nazizmin gjatë luftës së dytë botërore. Muzeu Hamsun u hap më 4 gusht në Hamaroey, fshati i fëmijërisë së autorit, përgjatë bregdetit norvegjez. I njohur për romanin e tij “Hunger” më 1920, Hamsun fitoi çmimin Nobel për romanin “Growth of the Soil”. Disa kritikë e kanë cilësuar atë si “babain e letërsisë bashkëkohore”. Ndërsa Ernest Heminguei citohet të ketë thënë se, “duke lexuar Hamsun, mësova si të shkruaj”

Si shkrimtari i parë norvegjez fitues i cmimit Nobel, para luftës së dytë botërore, Hamsun nderohej si hero në Norvegji. Në kohën e luftës, Hamsun u bë admirues i Hitlerit. Medaljen e tij të Nobelit ai ia dhuroi Gebelsit, ndërsa  Hitleri e ftoi atë në Berlin, takim që u shfrytëzua nga propaganda naziste për t’u bërë thirrje norvegjezëve që të përkrahnin qeverinë e Vidkun Kuislingut. 

Nga ana e tij, Knut Hamsun e shikonte Hitlerin si shpëtim të Norvegjisë nga ndikimi i mundshëm komunist sovjetik. Ai ushqente një ndjenjë jo miqësore edhe ndaj Britanisë dhe mendonte se një Gjermani e fuqishme do të ishte kundërpeshë ndaj ndikimit britanik në vendet skandinave.

Më 1945, kur u njoftua se Hitleri kishte vrarë veten, Hamsun shkroi rreth tij një artikull plot lëvdata. Pas luftës, Hamsun dhe bashkëshortja e tij, Marie, gjithashtu shkrimtare dhe përkrahëse e Kuislingut, u arrestuan dhe u gjykuan. Ndërsa Vidkun Kuislingu u dënua me pushkatim, Marie Hamsun,  u dënua me disa vjet burgim, ndërsa Knut Hamsun u dënua financiarisht dhe disa prona të tij u sekuestruan. Hamsun vdiq në vitin 1952, në moshën 92 vjeçare. 

Që nga ajo kohë, sa herë që afrohet 4 gushti, ditëlindja e tij, shoqëria norvegjeze përfshihet nga debate duke shtruar pyetjen; a duhet kujtuar Knut Hamsun si shkrimtar nobelist ndërsa mban njollën si përkrahës i nazizmit?  Ministria norvegjeze e Kulturës thotë se nderimi për shkrimtarin Hamsun në 150 vjetorin e lindjes nuk duhet kuptuar në asnjë mënyrë si pajtim me mbështetjen që Hamsun i dha regjimit nazist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2009
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31