Psikosomatika ndikon në shëndetin fizik më shumë sesa mendohej

E Shtunë, 08 Gusht 2009
Leave a comment

 

Astrit Lulushi

psikozomatikËshtë vënë re se personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik ose ankth të vazhdueshëm, paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika, ose ka raste kur mendon se është i sëmurë,  dhe sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe “mrekullisht” është shëruar plotësisht. Sëmundje dhe shërime të tilla, quhen psiko-somatike, psiko-fizike, që do të thotë se mendja dhe ndjenja ndikojnë në gjendjen fzike.

Shpeshm kur është i stresuar, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë, pa ndonjë shkak fizik. Edhe pse lindin nga mendime e ndjenja, sëmundjet psikosomatike sjellin pasoja të rënda fizike. Sëmundjet psikosomatike janë më të shpeshta sesa mendohet. Përllogaritet se rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi.

Jo rrallë njeriu ankohet për dhimbje që mund të jenë shkaktuar nga gjendja psikologjike. Sëmundjet dhe vështirësitë fizike që shkaktohen nga mugesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Por sipas ekspertëve, kur shkaktari është i pasigurt, mundësia është që sëmundja të jetë inorganike, psikosomatike, e shkaktuar nga stresi ose gjendja jo e mirë shpirtërore ose mendore.

Disa sëmundje, si alergjitë, që më parë mendoheshin se ishin psikosomatike, tani dihet se shkaktohen kryesisht nga faktorë organikë. Por psikosomatika ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve të tjera, si ato në zemër e stomak, përfshi ulçerin peptik që shpesh krijohet në dueoden.

Megjithëse në 80 përqind të rasteve ulçeri në stomak shkaktohet nga infeksioni bakterial, shkencëtarët nuk janë plotësisht të bindur për këtë, dhe ende vazhdojnë kërkimet për të parë nëse stresi është shkaktar i mundshëm ose ndikon në zhvillimin e semundjes. Në rastet kur nga stresi shfaqen simptoma si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe pa ndonje shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrimet fizike, teknika të tjera shlodhëse dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh japin rezultate të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2009
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31