Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Një studim i ri tregon se përdorimi pavend i një lloj antibiotiku po krijon tuberkulos rezitent ndaj barnave. Sipas statistikave të OBSH-së nga turberkulozi vdesin cdo vit rreth 2 milionë njerëz. Megjithëse tuberkulozi është i kurueshëm, trajtimi i kësaj sëmundjeje kërkon të paktën 6 muaj terapi të pandërprerë me disa barna njëherësh. Shkencëtarët kanë shpresuar se një grup barnash të quajtur floro-kuin-lans mund të ndihmojë për shkurtimin e periudhës së trajtimit.
Por mjekja Roze Devasia pranë universitetit Vanderbilt thotë se efektiviteti i këtij grupi ilaçesh ka çuar në përdorimin e tij edhe kur pacientët kanë simptoma të sëmundjeve jo tuberkulare. Doktoreshë Devasia thotë se një përdorim i tillë pavend mund t’a bëjë tuberkulozin rezistent ndaj ilaçeve.
Gjatë një studimi që zgjati 5 vjet, Devasia dhe kolegët e saj zbuluan se 1 në çdo 5 pacientë me tuberkuloz ishte trajtuar me floro-kuin-lans një vit para se të prekej nga kjo sëmundje.
Në shumë vende në zhvillim, floro-kuin-lans jepet pa recetë nën emra barnash si Cipro e Levaquin dhe përdoret kundër sëmundjeve si pneumonia e diarreja.
Mjekja Devasia thotë se rezultatet e studimit të saj e bëjnë atë të ngurrojë për të përdorur floro-kuin-lanset si ilaçin e parë kundër tuberkulozit. Ajo parapëlqen që floro-kuin-lansi të përdoret vetëm kur barnat fillestare kundër tuberkulozit nuk japin rezultat.