Tuberkuloz rezistent ndaj barnave

E Martë, 18 Gusht 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

tbc_rontgen_380Një studim i ri tregon se përdorimi pavend i një lloj antibiotiku po krijon tuberkulos rezitent ndaj barnave. Sipas statistikave të OBSH-së nga turberkulozi vdesin cdo vit rreth 2 milionë njerëz. Megjithëse tuberkulozi është i  kurueshëm, trajtimi i kësaj sëmundjeje kërkon të paktën 6 muaj terapi të pandërprerë me disa barna njëherësh. Shkencëtarët kanë shpresuar se një grup barnash të quajtur floro-kuin-lans mund të ndihmojë për shkurtimin e periudhës së trajtimit.

Por mjekja Roze Devasia pranë universitetit Vanderbilt thotë se efektiviteti i këtij grupi ilaçesh ka çuar në përdorimin e tij edhe kur pacientët kanë simptoma të sëmundjeve jo tuberkulare.  Doktoreshë Devasia thotë se një përdorim i tillë pavend mund t’a bëjë tuberkulozin  rezistent ndaj ilaçeve.

Gjatë një studimi që zgjati 5 vjet, Devasia dhe kolegët e saj zbuluan se 1 në çdo 5 pacientë me tuberkuloz ishte trajtuar me floro-kuin-lans një vit para se të prekej nga kjo sëmundje.

Në shumë vende në zhvillim, floro-kuin-lans  jepet pa recetë nën emra barnash si Cipro e Levaquin dhe përdoret kundër  sëmundjeve si pneumonia  e diarreja.

Mjekja Devasia thotë se rezultatet e studimit të saj e bëjnë atë të ngurrojë për të përdorur floro-kuin-lanset si ilaçin e parë kundër tuberkulozit. Ajo parapëlqen që floro-kuin-lansi të përdoret vetëm kur barnat fillestare kundër tuberkulozit nuk japin rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2009
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31