Kaloritë ndikojnë në jetëgjatësi

E Premte, 04 Shtator 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

kaloriRezultatet e një studimi 20 vjeçar mes majmunëve tregojnë se të ngrënit pak mund të zgjasë jetën dhe parandalojë sëmundjet mes këtyre kafshëve. Shkencëtarët amerikanë besojnë se këto rezultate mund të vlejnë edhe për njerëzit. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se 37 përqind e majmunëve që hëngrën aq sa deshën vdiqën pas 20 vjetësh nga shkaqe që lidheshin me moshën, ndërkohë që vetëm 13 përqind e majmunëve që iu nënshruan një diete të rreptë vdiqën gjatë së njëjtës perudhë.

Gjithashtu, shkencëtarët vunë re se majmunët që ndoqën dietë u prekën 50 përqind më pak nga sëmundje të zemrës dhe kanceri dhe mes tyre nuk pati asnjë rast diabeti. Ky studim nxjerr edhe një herë në pah debatin e herëshëm se kaloritë e larta ndikojnë në shkurtimin e jetës.

Ndikimi i kufizimit të kalorive në jetëgjatësi ka qënë objekt studimi që në vitet 1930 dhe studime të ngjashme kanë treguar se pakësimi i kalorive tek disa kafshë zgjat jetën e tyre.

Shkencëtarët aktualisht po studiojnë efektet e dietave tek njerëzit. Megjithëse kjo nuk është e lehtë sepse dieta mes njerëzve është më e vështirë për t’u kontrolluara dhe njeriu jeton më gjatë sesa kafshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2009
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930