Lidhje midis astmës dhe vitaminës D

E Martë, 13 Tetor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

medical_reportAstma është sëmundja më e rëndë kryesore që prek fëmijët në Shtetet e Bashkuara. 7 milionë prej tyre vuajnë nga astma. Sipas një studimi botuar në revistën mjekësore  mbi sëmundjet e frymëmarrjes, midis astmës dhe vitaminës D ekziston një lidhje dhe se mungesa e vitaminës D në organizëm duket se luan rol në shkaktimin e sulmeve nga astma. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se nivelet e ulta të vitaminës D ndikuan në shtimin e rasteve të shtrimit në spital të pacientëve me astma dhe hiperaktivitet të mushkërive.

Nivelet e ulta të vitaminës  D vihen re shpesh tek fëmijët dhe tek 25 përqind e të rinjve  e të rejave. Vitamina D luan rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e kockave, duke e bërë të nevojëshme  marrjen e kësaj vitamine edhe  në  rastet kur fëmijët nuk vuajnë nga astma.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e studimit janë tepër paraprake për të rekomanduar vitaminën D shtesë edhe për fëmijët me astmë.  Por deri në kryerjen e studimeve të mëtejshme, shkencëtarët thonë se prindërit e fëmijëve me astmë duhet të sigurohen që këta fëmijë të marrin çdo ditë vitaminë D nëpërmjet ushqimeve si qumësht dhe peshk. Sigurisht edhe dielli është një tjetër burim kryesor për vitaminë D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2009
M T W T F S S
« Sep   Dec »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031