Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive

E Martë, 23 Mars 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një formë e re terapie me rrezatimit shton gjasat për një jetë më të gjatë për ata që luftojnë me kancerin e mushkërive. Mjekët kanë eksperimentuar një trajtim jo-kirurgjik të këtij kanceri. Gjatë procedurës, tumori goditet me një numër shumë të vogël dhe shumë të përqëndruar rrezesh të fuqishme; çdo tumor goditet 1 deri në 5 herë. Shkalla e suksesit ofron shpresa për pacientët që kanë qeliza jo të vogla të pa-operueshme kanceroze në mushkëritë e tyre.

Gjatë studimit, 55 pacientë u trajtuan me procedurën e re me rreze. Prej tyre, vetëm 1 pacient pati një përsëritje të tumorit kryesor. Kjo tregon se në afro 98 përqind të rasteve tumori kryesor u vu nën kontroll për rreth  tre vjet pas terapisë. Pas tre vjetësh, më shumë se gjysma e pacientëve në studim, 56 përqind, vazhdonin të jetonin. Gjithashtu, efektet anësore me këtë terapi të re ishin më të pakta sesa në trajtimet me terapi të tjera.

One response to “Mënyre e re trajtimi për kancerin e mushkërive”

  1. anila says:

    Nese tumori eshte ne stadin e katert, a mund te luftohet me kete metode ?

Leave a Reply to anila Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031