Kanceri mbetet sëmundja e dytë me vdekjeprurëse

E Martë, 30 Mars 2010
4 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pavarësisht nga përparimet në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kjo sëmundje vazhdon të jetë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës. Vitin e kaluar nga kanceri u prekën 1.5 milionë amerikanë dhe 560 mijë vdiqën nga kjo sëmundje. Këto prirje bëhen të ditura në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Numrin e këtij muaji, kjo shoqatë ia kushtoi plotësisht studimeve dhe kërkimeve në fushën e kancerit. Përparim kundër kancerit është bërë në shumë fronte, thotë Susan Gapstur e shoqatës amerikane kundër kancerit: Shkalla e vdekshmërisë mes burrave ra 21 për qind dhe  mes grave 12 për qind që nga viti 1991.

Mes burrave kjo rënie duket më e madhe për arsye të pakësimit të numrit të vdekjeve nga kanceri i mushkërive si rrjedhoje e pakësimit të pirjes së duhanit falë fushatave edukative dhe rritjes së taksave të duhanit, thotë Susan Gaptsur. Ajo shton se edhe diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, zorrës së trashë, dhe  i qafës së mitrës kanë bërë që numri i rasteve të vdekjeve nga kanceri të jetë më i ulët.

Sipas të  dhënënave, 75 përqind e kancereve zhvillohen a zbulohen mbi moshën 55 vjeç. Për shkak të shtimit të popullsisë dhe shtimit të segmentit të popullatës së të rriturve që do të bëhen më të moshuar, ka të ngjarë që numri i njerëzve me kancer të shtohet nëse nuk merren masa parandaluese. Me një shkallë të tillë prirjeje demografike, ekspertët parashikojnë rrezik nga kanceri për 1 në 2 burra dhe 1 në 3 gra.

Githashtu, të moshuarit ka më pak të ngjarë të trajtohen me kimoterapi pas operimit të kancerit në zorrën e trashë, për asrye të efekteve anësore. Megjithatë, efektet anësore të kimoterapisë tek të moshuarit janë më të pakta se sa tek pacientët në moshë më të re. Shpresa të mëdha gjithashtu ka ngjallur një mënyrë e re e trajtimit me rreze të përqëndruara të kancerit të mushkërive. Katherine De-Angelis e revistës së shoqatës amerikane të mjekësisë, thotë se 11 milionë amerikanë janë gjallë sot, falë kësaj terapie. Por kjo nuk do të thotë se lufta me kancerin ka marrë fund. Ekspertët thonë se kanceri, vërtet ka një emër të vetëm, por format e tij janë nga më të ndryshmet. Mënyra se si paraqitet, se si vepron dhe se si duhet të trajtohet, të gjitha këto e bëjnë sëmundjen e kancerit të komplikuar. Prandaj edhe lufta kundër kancerit, thonë ekspertët, kërkon beteja në shumë fronte, mbështetur nga përvojat e fituara gjatë kërkimeve, zbulimeve dhe trajtimeve.

4 responses to “Kanceri mbetet sëmundja e dytë me vdekjeprurëse”

  1. greta says:

    te gjith njerzit duhet te jene te pergjegjshem per te mbrojtur shendetin e tyre

  2. Ilir says:

    Jemi te rinj duhet te jetojme!!

  3. Ilir says:

    Jemi te rinj duhet te jetojme te pakten deri ne moshen 60 vjec

Leave a Reply to dini likaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031