Dializa e veshkave për të moshuarit ndikon pak në cilësinë e jetës

E Martë, 13 Prill 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 400.000 amerikanë me dëmtin në veshka trajtohen aktualisht me dializë. Ndonëse shumë mjekë mendojnë se trajtimi me dializë do të përmirësojë cilësinë e jetës së  pacientëve të  moshuar, të dhënat e një studimi tregojnë ndryshe. Një numër në rritje mes 400 mijë amerikanëve që aktualisht trajtohen me me dializë, janë mbi 80 vjeç. Megjithëse këta pacientë të moshuar kanë një  jetëgjatësi të kufizuar, shumë mjekë mendojnë se trajtimi i tyre do të përmirësojë cilësinë e jetës, edhe në qoftë se ajo nuk mund t’a zgjasë atë. Por një studim i ri nga  universiteti Stanford sugjeron se e kundërta është e vërtetë.

Shkencëtarët krahasuan aftësinë e pacientëve të moshuar për t’u kujdesur për veten e tyre para dhe pas trajtimit dializë. Ata zbuluan se pas fillimit të trajtimit me dializë, pacientët përjetuan një rënie të konsiderueshme në aftësinë e tyre për të kryer veprime të thjeshta ditore, si për t’u ushqyer e për t’u veshur vetë.

Në fakt, në vitin e parë të dializë, vetëm 13% e mbi 3.000 pacientëve ruajtën nivelin e funksionimit që kishin pasur në vitin para se t’i nënshtroheshin dializës.

Autorët e studimit thonë se mjekët dhe pacientët duhet të marrin në konsideratë të gjitha metat e trajtim me dializë për pacientët e moshuar, duke përfshirë edhe ndikimin e këtij trajtimi në funksionimin e tyre të përditshme dhe në cilësinë e jetës së tyre.

2 responses to “Dializa e veshkave për të moshuarit ndikon pak në cilësinë e jetës”

  1. Ervis BALA says:

    Eshte e vertete ajo qe thoni ju!
    Por une do theksoja dicka tjeter:Ne Shqiperi kohet e fundit ka nje rritje te pacienteve qe hyjne ne Dialize dhe me e keqja eshte se mosha e tyre mesatare varjon ne 50 vjec.Madje ka nje tendence ne rritje e pacienteve per Dialize edhe ne grupmosha me te reja.Aktualisht si shembull po mar kliniken e Dializes ne Spitalin Shteteror “DR.Xhaferr Kongoli”Elbasan.Aty bejne Dialize rreth 50 paciente me nje mesatare moshe rreth 50 vjec.
    10%e tyre pas vitit te pare te Dializes i ruajten aftesite e tyre te perkujdesit vetjak ditor ,por gjate vitit te 2-te te trajtimit me Dialize keta paciente paten nje renie te theksuar te aftesive fizike.Per mendimin tim kjo erdhi si pasoje e ambjentimit te veshtire psikologjik te ketyre pacienteve pas vitit te pare sepse vete shtimi i seancave te Dializes nga 2 here ne jave ne 3 here ne jave u shoqerua edhe me nje monotoni te merzitshme.Por jo vetem kaq,keta paciente jane shume te ndjeshem edhe nga ndryshimet klimaterike,te cilat lidhen ngushte edhe me ndryshime te shpeshta te Hipertensionit Arterial dhe me shume patologji te tjera.

    Ervis BALA.

    Infermier,Biokimist, ne Spitalin Shteteror
    “DR.Xhafer Kongoli”Elbasan.

  2. anna says:

    une jam nje paciente e cila nga viti 1998 fillova dilize per here te pare.. psikologjia ime ishte e rene ne zero.. per fat te mir nuk ndodhesha ne shqipri.. kaluan 7 vjet dialize pa probleme fare me ndihmen e doktoreve, si nga ndihma psikologjike dhe nga ana mjekesore.. un besoj se cdo gje varet nga doktoret me sjelljen dhe kujdesin e tyre ndaj pacienteve.. por.. sigurish dhe pacientet duhet te ndihmojn veten e tyre sot kam 8 vjet qe kam ber transplant vekeje dhe bej nje jet si gjith te tjeret normale.. keshtu dua te deklaroj per te gjith ato paciente qe varen nga hemodializa, mos ti mari e keqa nga posht , por te bejn dieten e duhur , ta ndihmojn vet ata veten e tyre duke bere ate qe propozojn doktoret,. te bejn cdo pun pa frik nese e ndjen fuqin e trupit.. te mendojn gjera pozitive qe te ecin me te tjeret.. te mundohemi te jetojm si cdo njeri , pa menduar problemin ne cdo moment, sepse nga psikologjia e keqe do vijn dhe gjera te keqia.. dhe nga mendime pozitive vijn gjera pozitive. dhe mos harroni.. zoti per te gjith e ka nje supriz te mir.. rendesi ka ta besosh se do te vij.. ju uroj te gjithve te sheroheni me nje transplat te shejt..

Leave a Reply to anna Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2010
M T W T F S S
« Mar   May »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930