Shtohen rastet e lindjeve me operacion Çezarian

E Martë, 20 Prill 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Të dhënat nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë një rritje alarmante të lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara. Edhe një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në dukje se më 1 në 4 femra në Azi i lindin fëmijët me operacion çezarian. Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se lindjet me operacion janë duke u kryer shumë shpesh, duke vënë në rrezik nënën dhe fëmijën.

Laiqa Ahmed kohët e fundit u zhvendos nga Britania në SHBA. Ajo është shtatzëne me fëmijën e saj të dytë dhe shpreson të ketë një lindje të zakonëshme. Por ajo shqetësohet sepse disa nga miqtë e saj i kanë thënë se mjekët amerikanë janë shumë të prirur për të zgjedhur operimin për lindjet.

Mjekët në Britani, thotë Laiqa, e përdorin operacionin vetëm si alternativë të fundit, kur jeta e nënës ose fëmijës është në rrezik.

Shqetësimet e saj nuk janë pa arsye. Në vitin 2007, 1 në 3 foshnje në SHBA lindi me operacion çezarian. Kjo është shifra më e lartë se në çdo vend tjetër të industrializuar.

Edhe në botën në zhvillim, numri i lindjeve me operacion nuk është i pakët. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se në Azi, 1 në 4 fëmijë është lindur me operacion.

OBSH-ja vlerëson se vetëm 15 përqind e lindjeve kërkojnë ndërhyrje kirurgjike. Por disa mjekë në SHBA thonë se atyre u duhet të jenë të tepër të kujdeshëm për të shmangur një përfundim të keq, ku jeta e nënës ose fëmijës vihen në rrezik.

Mjekja Mutahar Fauzia në Virxhinia thotë se operacionet e panevojëshme janë të rrezikëshme; ato mund të dëmtojnë mitrën dhe sjellin anomali në placentë, e cila ushqen fetusin gjatë shtatzënisë.

Dr Fauzia thotë se vitin e kaluar 86 përqind e pacienteve të saj kanë kryer lindje normale.

Ajo thotë se kërkesat më të shumta për lindje me operacion çezarian vijnë nga gratë rreth moshës 20 vjeçare, sepse duan të shmangin dhimbjet.

Organizata Amnesty International e ka cilësuar shtimin e operacioneve çezarian të lindjeve si një krizë maternale të kujdesit shëndetësor, dhe i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të ndërhyjë për të vendosur udhëzime përkatëse në mënyrë që numri i lindjeve me operacion në Shtetet e Bashkuara të mos jetë dy herë më i lartë sesa numri që rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe një komision i mbledhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, që është një agjenci qeveritare, e pranon se numri i operacioneve çezariane duhet  të pakësohet. Por deri tani ky komision nuk ka njoftuar se çfarë udhëzimesh duhen ndjekur për pakësimin e këtyre rasteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2010
M T W T F S S
« Mar   May »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930