Kafeina në vendin e punës

E Martë , 18 Maj 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kafe, çaj, ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës. Ndonjëherë shumë njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë zgjuar, qoftë edhe gjatë ditës në punë. Dhe akoma më e vështirë është për ata që punojnë natën. Megjithatë, studim i ri nga grupi Cochrane tregon se kafeina jo vetëm që mban punëtorë të tillë zgjuar por i ndihmon ata të punojnë më mirë e të bëjnë më pak gabime gjatë punës.

Shkencëtarët shqyrtuan rezultatet e 13 studime të ndryshme të cilat tregojnë se tek më shumë se 15 përqind e punëtorëve në vendet më të industrializuara, puna me orar jo të rregullt mund të prishi orën bilogjike të një personi duke shkaktuar pagjumësi kronike, lëndime në punë, e aksidente me makinë gjatë rrugës për në punë ose kthim nga puna.

Provat treguan se tek punëtorët që shtuan marrjen e kafeinës nëpërmjet pijeve të ndryshme si kafe e çaj, u vu re një përmirësim i kujtesës dhe shtim  në vëmendje, perceptimin, dhe aftësi arsyetimi.

Pjesmarrësit në studim ishin të moshës 20 – 30 vjeçare. Autorët e studimit thonë se kërkime të tjera janë të nevojëshme për të përcaktuar se një rritje në konsumin e kafeinës mund të afektojë edhe punonjësit më të moshuar.

One response to “Kafeina në vendin e punës”

  1. teuta says:

    po nikotina a eshte e demshme apo e dobishe ,po flas per duhanin nese e len a eshte e demshme apo e dobishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2010
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31