Trajtimi i fytyrës me ultratinguj

E Martë , 20 Korrik 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për shumë vite, teknologjia me ultra-tinguj është përdorur nga gratë shtatzëna për të parë foshnjet e palindura.  Tani, kjo teknologji është duke u përdorur nga gra e burra paksa të moshuar për t’i dhënë lëkurës së fytyrës një pamje më të re.  Larraine Gerelik është 61 vjeç. Miqtë i thonë se ajo duket shumë më e re. Por kur shihet në pasqyrë, asaj nuk i pëlqen vetja. “Nuk jam e kënaqur me lëkurën e fytyrës, që është pjesa kryesore e trupit ku femra tregon moshën e saj”, thotë Larraine. Kështu, ajo mendoi se kishte ardhur koha për një trajtim të fytyrës dhe shkoi në klinikën e doktor Brian Biesman në Nashville të shtetit Tenesi. Doktor Biesman përdor  një pajisje kozmetike me ultra-tinguj për tendosjen e lëkurës së fytyrës. Pajisja krijon nxehtësi dhe lëviz në pjesët ku pacienti dëshiron të përmirësojë cilësinë e lëkurës. Rezultati është i njëjtë me atë të operacionit plastik, por pa bisturi. Pajisja i lejon mjekut për të marrë imazhe me ultratinguj dhe kështu përcaktohet thellësia, energjia dhe nxehtësia e nevojëshme për trajtimin përkatës. Pajisja është prodhim i firmës ULTHERA, dhe ka vite që përdoret në disa vende të botës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara vetëm pak muaj, pas miratimit nga Agjencia e ushqimeve dhe Barnave.  Tani për tani, doktor Brian Biesman është i vetmi mjek në Tenesi që ka në klinikën një pajisje të tillë. “Rezultat janë shumë të mira”, thotë ai. Kështu thotë edhe Loarraine, e cila ka trajtuar fytyrën e saj me ultratinguj. “Trajtimi nuk është pa dhimbje, por ndryshimi në pamje është i dukshëm”, thotë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031