Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

E Martë, 03 Gusht 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.  Ky projekt është ndërmarë nga familja West, e përbërë nga John, Judy, Anne dhe Paul. Ata e shohin veten si nismëtarë në këtë fushë, duke shpenzuar rreth 200 mijë dollarë për hartimin e kodit gjenetik të të gjithë familjes.

Për këtë, Westët ndjehen të lumtur si një nga familjet e para që kanë të plotë sekuencën e gjenomit. “Kjo ngjan sikur të jesh njeriu i parë që ke telefon, por nuk ke me kë të flasësh”, thotë Judy West.

Qëllimi e familjes është për të çuar përpara shkencën duke zbërthyer informatat personale mjekësore që do të hapnin rrugën për jetë më të shëndetshme.

Sekuenca e gjeneve është një zhvillim i ri dhe nuk ka program që të deshifrojë të dhënat. Por familja West po punon në këtë drejtim. Anne 17 vjeçare ka deshifruar kodin mjekësor në një tabelë në kompjuter dhe ka mësuar se disa ushqime asaj nuk i bëjnë mirë,  kështu që ajo i shmang.

Francis Collins, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit thotë se disa njerëz ndoshta nuk duan të dijnë se në të ardhmen do të preken të sëmundjeve të tilla si Alzheimer.  Por Paul Uest mendon se ai nuk shqetësohet për këtë sepse nëse tani mëson se në të ardhmen do të prekej nga Alzheimeri, ai mund t’i hyjë studimeve në këtë fushë e mund të gjejë një kurë për sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Projekt për zbërthimin e kodit gjenetik familjar

E Martë, 03 Gusht 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Përparimet në shkencë sjellin ndryshime në stilin e jetesës, madje edhe në e mënyrën e të menduarit rreth jetës. Për shembull, nëse një njeri di gjithçka rreth përbërjes së vet gjenetike, ai mund të parashikojë se nga çfarë lloj sëmundjesh rrezikohet dhe kështu ndryshon stilin e jetesës ose përpiqet për të gjetur një kurë para se të sëmuret. Dhe kërkimet në këtë drejtim kanë filluar, ndonëse privatisht.  Read the rest of this entry »

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031