Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen

E Hënë, 20 Shtator 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. “Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset. Me këtë vizatim, Leonardo merr  në konsiderate thellësinë dhe madhësinë trupore, simetrinë dhe lidhjet gjeometrike, duke u bazuar në idete e Vitruviusit – studiues, artist, projektues, inxhinjer dhe arkitekt i lashtë romak.

Leonardo Da Vinçi besonte në zhvillimin e gjithëanëshëm të mendjes; “Studjo shkencën e artit. Studjo artin e shkencës. Zhvillo shqisat -veçanërisht mëso se si të shikosh. Kupto se gjithçka lidhet me çdo gjë tjetër….”, thoshte ai.

Da Vinci e kaloi jetën duke studiuar dhe vëzhguar. Kjo e ndihmoi per t’a kuptuar botën edhe shkencërisht. Mendimet dhe idetë ai i hodhi në një seri  fletoresh të vogla – pa synim botimi – duke shpjeguar cdo gje me vizatime dhe shënime të hollësishme. Në këto fletore, fjalët i shkroi mbrapsht,  sepse “dëshironte t’i  mbante të fshehta rezultatet e studimeve të tij”, thonë disa; por të tjerë thonë se Da Vinçi shkroi në këtë mënyrë thjesht per arsye praktike, sepse përdorte dorën e majtë dhe me shkrim prapa boja e penës ishte me e efektshme a nuk përhapej.

Fletoret e shënimeve të Da Vinçit tregojnë shumë ide të kohës sonë. Ai projektoi armë, makina, motorë, robotë, dhe shumë lloje të tjera pajisjesh inxhinierike. Tregojne se kur Milano u prek nga një sëmundje infektive, Leonardo projektoi një qytet që do të ndihmonte t’i rezistonte përhapjes së infeksionit. Ai projektoi pajisje për të ndihmuar njerëzit t’u ngjiteshin mureve dhe të fluturonin. Që në atë kohë, Da Vinçi kishte projektuar versione të makinerive të ditëve tona, si tank dhe helikopter. Të gjitha këto tregojnë se Leonardo vërtet kishte një mendje jashtëzakonisht largpamëse dhe jo rastësisht është i famshëm.

Fletoret e Leonardos  përmbajnë të dhëna edhe rreth jetës së tij të përditshme. Këto i kanë ndihmuar historianët të mësojnë më shumë për anët personale të këtij mendimtari.

Por gjithësesi, shumë pak dihet rreth rinisë së tij. Leonardo lindi në vitin 1452 në qytetin Vinçi. Babai i tij, Piero da VinΩi, ishte ekspert ligjor. Pak dihet për nënën e tij, Katerina. Biografët nuk janë të sigurt nëse se prindërit e Leonardos kishin qenë ndonjëherë të martuar. Që në fëmijëri, Leonardo shfaqi interes të madh per vizatim e skulpturë. Historianët thonë se për shkak se Leonardo ishte fëmijë e prindërve jo të martuar, atij iu mohua ndjekja e studimeve në disa fusha e profesione. Kjo është e kuptueshme nëse kihet parasysh  se në Mesjetë, Kisha Katolike kontrollonte çdo aspekt te jetës (art, shkencë, kulturë), dhe  lindja e nje fëmije jashtë martese dënohej forcërisht.

Mësimet e para në skulpturë e pikturë, Da Vinçi pati mundësi t’i merrte vetëm kur babai i tij u largua nga qyteti i lindjes dhe u vendos ne Firence, ku pak vetë e njihnin. Leonardo atëhere ishte 14 vjeç. Mësuesi i tij ishte Andrea del Verrocchio, piktor, skulptor i njohur dhe argjendar. Verrocchio u thoshte nxënësve të tij se fillimisht duhej të kuptonin strukturën e eshtrave dhe muskujve, nëse donin të vizatonin njeriun. Leonardo e mori këtë këshillë shumë seriozisht, si  cdo njeri që i hapur për të mësuar. Leonardo këmbëngulës, kaloi disa periudha të jetës duke studiuar trupin e njeriut e duke marrë në shqyrtim  cdo pjesë a gjymtyrë. Historianët thonë se Da Vinçi mundi t’a arrinte këtë duke vëzhguar hollesisht trupa të vdekurish, si pathologu i vemendshëm vepron gjatë një autopsie. Eshtë kjo një nga arsyet – ndërthurur me talentin – që vizatimet e organeve dhe pjesëve të trupit te njeriut që Leonardo da Vinci la ne fletoret e tij, janë të pa arritëshme  edhe sot e kësaj dite, thonë ekspertët.

Gjatë periudhës së mësimeve në art, Leonardo gjithashtu i kushtoi vemendje e punë, përmirësimit apo krijimit të metodave të reja në artin e pikturës.  “Sfumato” apo përdorimi i perspektivës për të treguar thellësinë ne pikture, është shpikje e tij. Një tjetër metodë e re për atë kohë qe Da Vinci solli ne artin e piktures eshte “Chiaro-scuro” ku artisti përdor dritë dhe hije për të krijuar efekte vizuale.

Portreti i parë i njohur që është pikturuar nga Leonardo Da Vinçit ndodhet sot në Galerinë Kombëtare në Uashington, DC. Portreti është ai një gruaje të re me emrin Ginevra de’Benci, rreth vitit 1474. Gruaja ka një fytyrë të zbehtë me flokë të errëta. Në sfond, Leonardo ka pikturuar pamje të fshatit italian të asaj kohe.

Shume shpejt, Da Vinçi tërhoqi vëmendjen për aftësitë e tij. Rreth vitit 1475,  atij iu kërkuar të pikturonte një engjëll për pikturën “Pagëzimi i Krishtit” të mësuesit të tij, Verrocchios. Sipas historianëve, kur Verrocchio e pa pikturën e nxënvsit të tij tha se do tv hiqte dorë nga profesioni dhe kurrë nuk do të pikturonte përsëri.”

Leonardo ishte shumë aktiv, fizikisht e mendërist. Ai thoshte se “hekuri ndryshket kur nuk përdoret, uji ndotet kur nuk leviz dhe në mot të ftohtë bëhet akull: njësoj si mos-veprimi dobëson mendjen më të fortë.” Historianët thonë se, arsyeja që Leonardo la shumë vepra të pa përfunduara ishte se mendja e tij ishte gjithmonë në veprim.

Një pikturë fetare që Leonardo  kurrë nuk e përfundoi  quhet “Adhurim i Magit”. Leonardo ishte punësuar nga një qendër fetare për t’a bërë këtë pikturë. Vizatimet e vështira pergatitore per “Adhurimi i Magit”  cilesohen tepër të veçanta dhe tregojne se Leonardo kishte një mendje tepër të organizuar e me njohuri të thella e të gjithëanëshme.

Rreth vitit 1482, Leonardo u zhvendos nga Firence në Milano, i thirrur nga  sundimtari i qytetit, Ludovico Sforza. Por i cuditshëm ështv fakti se Leonardo nuk u ftua si piktor, por si muzikant. Të ndeshur me këtë fakt të zbuluar vonë, tani historianë tani  thonë Da Vinçi ishte edhe një nga interpretuesit më të mirë të lirës  në të gjithë Italinë, ndërkohë që në Milano vazhdoi të pikturonte, e të merrej me shpikje dhe njëkohësisht me skulpturë.

Një vepër e famshme nga periudha në Milano është “Virgin of the Rocks”, ku Jezusi tregohet si fëmijë së bashku me nënën e tij, Maria dhe Gjon Pagëzorin gjithashtu fëmijë. Ata janë  ulur jashtë në mjedis të pazakontë. Leonardo përdor vëzhgimet e tij të kujdesshme të natyrës për të pikturuar shumë lloje bimësh. Në sfond janë një seri formacione gurësh të mëdhenj. Historianët thonë se  me këtë pikturë Leonardon tërhoq vemendjen e sunduesit dhe popullit të Milanos, duke u treguar atyre se ai ishte jo vetem muzikant por edhe piktor e krijues shumë i aftë.

Leonardo bëri më vonë edhe pikturën  “Darka e Fundit”, me porosi të një kishe në Milano. Në këtë kryevepër ai kombinoi njohuritë e tij në art, matematikë, psikologji, gjeometri e anatomi. Piktura tregon një histori nga Bibla në të cilën Jezusi ha për herë të fundit nje vakt me pasuesit e tij, dhe u thotë se njëri prej tyre do t’a tradhëtonte. Shumë piktorë janë përpjekur t’a kopjojnë këtë kryeveper, ndërsa nga ekspertët e artit modern, “Darka e Fundit” është cilësuar si themel i artit perëndimor.

Përveç portretit të Ginevra de’Bencit, Leonardo gjithashtu  pikturoi portrete të tjera femrash. Një pikturë e Cecilia Galleranit, quhet “Zonja me Ermin” për shkak të një kafshe të vogël që Ceclia mban në gjoks. Historianët thonë se Cecilia ishte dashnorja i sundimtarit të Milanos, Ludovico Sforza.

Portreti më i famshëm i Leonardos  është “Mona Lisa,” tani në koleksionin e muzeut Louvre në Paris.  Kjo pikturë është një imazh i Lisa Gherardinit në vitin 1503. Gherardini ishte gruaja e një tregtari të pasur nga Firence, e quajtur Francesco del Giocondo,  prandaj edhe vepra në italisht quhet   “La Gioconda”.

Në këtë pikturë, Lisa Gherardini qëndron ulur me duart në prehër. Ajo shikon drejtpërdrejt piktorin dhe duket të jetë pak e qeshur a buzëqeshur. Por një mister i madh e rrethon këtë pikturë. Ekspertët nuk janë të sigurt për mënyrën se si apo pse Leonardo e pikturoi atë. Ata gjithashtu nuk e dinë përse Leonardo kurrë nuk ia dha pikturën familjes Giocondo, por e mbajti me vete, kudo që shkonte –  në udhëtime të gjata a të shkurtra – deri në fund të jetës. Leonardo da Vinci vdiq në Francë në vitin 1519.

2 responses to “Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen”

  1. julian says:

    kot ska pyetje per pergjigje dicka e parashtruar reth argumenteve se kolloshenca ska te bej fare

  2. Eduard Zenuni says:

    Astrit ,Eshte interesant shkrimi per leonardo da vinci sepse aty pershkruhen detaje te jetes se leonardos si dhe detaje te veprave te tij subjektin formen levizjen. leonardo perdorte ne pikturat e tij sfumaturen duke i shkrire linjat konturet. thank you

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen

E Hënë, 20 Shtator 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nje nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. “Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahet dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërgjatje, si per të lënë të kuptohet se njeriu sfidon cdo ndrydhje dhe është i prirur te kapërcejë cdo kufi, sapo nje kufizim i vendoset.  Read the rest of this entry »

2 responses to “Da Vinçi, ku shkenca dhe arti bashkohen”

  1. julian says:

    kot ska pyetje per pergjigje dicka e parashtruar reth argumenteve se kolloshenca ska te bej fare

  2. Eduard Zenuni says:

    Astrit ,Eshte interesant shkrimi per leonardo da vinci sepse aty pershkruhen detaje te jetes se leonardos si dhe detaje te veprave te tij subjektin formen levizjen. leonardo perdorte ne pikturat e tij sfumaturen duke i shkrire linjat konturet. thank you

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930