Heqja e dhjamit pa nderhyrje kirurgjike

E Martë, 21 Shtator 2010
5 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por  vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. Procedura quhet Zeltiq dhe vepron në këtë mënyrë: specialisti lyen pjesën e caktuar me një lloj vazeline. Vazelina ka aftësi depërtuese e ftohëse dhe arrin të ngrijë qelizat yndyrore duke shkaktuar shpërbërjen a shkatërrimin e tyre. Për të njëtin qëllim, ekziston edhe një tjetër procedurë e quajtur Zerona, që përdor rreze lazer me energji të ulët. Doktor Lawrence Bass i kirurgjisë plastike  thotë, se është hera e parë që agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton përdorimin e një teknologjie të tillë e cila synon pakësimin e yndyrnave në trup pa ndërhyrje kirugjike. Ish balerina Lisa Pittonyak ka shpenzuar rreth  1 mijë e 500 dollarë për të hequr dhjamin e tepërt. Ajo thotë se në fillimn ndjen një dhimbje të lehtë e cila pas 5 minutash zhduket sepse vendi mpihet plotësisht. Lisa është e kënaqur me rezultatin, dhjami në bark i është pakësuar. Zeltiq u miratua fillimisht për t’u përdorur si mjet anastezie gjatë procedurave në dermatologji. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se pacientët mbipeshë nuk duhet të presim shumë prej kësaj metode. Dr Mathew Avram i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets thotë se kjo mënyrë mund të përdoret vetëm për disa pjesë të trupit që nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Disa ekspertë tregohen edhe më të kujdesshëm kur thonë se ndërkohë që procedura e re ka si objektiv vetëm yndyrën në sipërfaqe, ajo lë pa prekur dhjamin e dëmshëm në thellësi të trupit.

5 responses to “Heqja e dhjamit pa nderhyrje kirurgjike”

  1. neska says:

    ju lutem me informoni nese ka mundesi mbi ndikimin e vitmines D ne multiplex sclerozen Me respekt

  2. JETA says:

    JU LUTEM JAM 36 VJEQARE DHE KAM 87KG ME TREGONI KU MUND TA GJEJ KETE PREPARAT QE THONI JU QE MUND TA HEQ DHJAMIN PA NDERHYRJE KIRURGJIKALE DESHIROJ QE SA ME SHPEJT TE KAM KONTAKT SEPSE BARKU ME ESHT RRITUR SHUM JU LUartjoniTEM ME NDIHMONIKTHE PEREGJIGJJE NE EMAILIN,artjoni_3@hotmail.com

  3. Shaipi , Gjilan says:

    Me njohtoni se: Ku munde te gjej kete preparat ne Kosove apo gjetiu .
    Respekt per rubriken tuaj e tonen .

  4. arta says:

    ju lutem ku gjendet ordinanca juaj me tregoni ne email se mami ka problem me dhjamin ju lutem me tregoni ku gjendeni qe sa me pare tiu vizitoj.klm

  5. astritlulushi says:


    Kjo procedure eshte kryer ne kete spital;

    Massachusetts General Hospital
    55 Fruit Street
    Boston, MA 02114
    Phone: 617-726-2000
    TDD Phone: 617-724-8800 (for the hearing impaired)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930