Biznesi shqiptar ne Amerike, krahas zhvillimeve teknologjike

E Shtunë, 25 Shtator 2010
5 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Harta e biznesit shqiptar në Amerikë ka ndryshuar dukshëm. Para viteve ’90, shqiptarët i shihje më shpesh në biznese ushqimore, si restorante, kjoska, ose në tregun e pasurive të patundshme. Rrënia e komunizmit dhe hapja e dyerve të vendit (Shqipërisë) për udhëtime lirisht në botën e jashtme përkoi gjithashtu me ndryshimet rrenjesore në teknologjinë e informacionit ku pa internet, kompjuter portativ e telefon celular sot as mund të mendohet. Biznesi, gjithashtu, lind nga idea e fitimit për vete, por është dëshira a përkushtimi ndaj shërbimit për klientin ajo që e ben një biznes të rritet. Kur këto dy ide bashkërendohen, sjellin sukses, si ky i një kompanie të vogël shërbimesh telefonike brenda komunitetit shqiptar në rrethin e Detroit.

Dedë Beleshi është veprimtar shoqëror e biznesmen i ri, i shkolluar e familjar. Deda është nga Rrësheni. Ai erdhi në  Amerikë 15 vjet më parë. Ëndrra e tij ishte të bëhej pasur, si thuajse cdo njeri që emigron nga një zonë e varfër, në kërkim për një jetë më të mirë e jo
pashpresë.

Për vite, kur ndodhej në Shqipëri, ai kishte dëgjuar se po të punoje shumë, në Amerikë mund të arrije dicka të qëndrueshme dhe më shpejt se në çdo vend tjetër. Deda sot është themelues, pronar dhe drejtor i kompanisë Iliria Telecom. Ai me krenari thotë se punëson 8 vetë. Idea për të krijuar këtë kompani telefonike, atij i lindi që kur erdhi në Amerikë më 1994. Bisedat telefonike me të afërmit me vendlindjen, përbënin shpenzimin më te madh financiar për çdo të ardhur rishaz. Kjo e shtyu Dedë Beleshin të mendonte se një kompani telefonike, që t’u ofronte çmime të ulta shqiptarëve emigrantë, do të ishte një shërbim i mirë për ata, por edhe për veten e tij.

Dedë Beleshi i diplomuar për gjeologji–miniera, pak përvojë kishte nga çështje të biznesit. Pas një pune disa vjeçare me firma të ndryshme tele-komunikimi, në vitin 2004 Deda arriti të themelojë
kompaninë Iliria Telecom, e cila sot u shërben jo vetëm shqiptarëve, por edhe pjestarëve të grupeve të tjera pakicash në SHBA. Kompania e tij, thotë zoti Beleshi, ka abonentë edhe jashtë Amerikës, si në Ballkan, Evropë e më gjërë. Ajo që e bën kompaninë Ilira Telecom të rritet, është shërbimi i ndershëm a transparent, thotë Deda. Por janë edhe çmimet e ulta që ofron – p.sh., 2.9 cent per minute mund te flitet me Tiranen. Oferta të tilla, kompanitë e mëdha nuk ofrojnë, thotë Dedë Beleshi, jo sepse nuk kanë mundësi, por sepse firmat e mëdha telefonike si AT&T ndjekin një strategji globale për t’u shërbyer njerëzve në përgjithësi. Kompanitë e mëdha, Beleshi i krahason me supermarketet, ndërsa kompanini e vogla si Iliria Telecom janë si ato dyqanet e lagjeve, që i shërbejnë një popullate të veçantë dhe që njohin nevojat dhe kërkesat e tyre më mirë se kushdo tjetër. Zoti Beleshi thotë se Amerika e përbërë nga shumëllojshmëri etnike, vërtet ofron këtë mundësi, dhe kjo mundësi mund të bëhet shpejt realitet po të kihet parasysh se Amerika si vend emigrantësh, është gjithashtu vendi ku diskriminimi ndaj emigrantit nuk ekziston.

Gjetja e klientëve të rinj është sfidë e madhe për pronarët e bizneseve të vogla. Dhe zotit Beleshi i duhet të punojnë për marketingun e biznesit të vet çdo ditë. Fakti qe mes klienteve te tij ka jo vetëm shqiptarë, tregon se kompania Iliria Telecom – www.iliriatelecom.com ka hyre prej kohesh ne rrugen e zgjerimit.
****
Një tjeter zhvillim në gjirin e komunitetit shqiptar të Michiganit është puna për krijimin e një televizioni  që do të quhet TV-Iliria, dhe pritet të fillojë së shpejti transmetimet e veta, fillimisht 1 orë në dite, më pas edhe më shumë. Projekti është fryt i  bashkëpunimit të disa afaristeve te komunitetit shqiptar të Miçiganit. Drejtori i projekti është Eduard Aliko, veprimtar e intelektual. Zoti Aliko i tha Zërit të Amerikës se planet janë që ky program informativ e kulturor të përfshihet edhe në rrjetin e transmetimeve kabllore, dixhitale e satelitore. Aliko thotë se bisedime janë duke u zhvilluar me drejtues kanalesh kryesore televizive në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të zi në mënyrë që programet e këtij stacioni te vlejne për një publik më të gjërë shqiptar, për t’a bërë televizionin Iliria një zë të Diasporës për shqiptarët në Ballkan.
Shiko materialin ne YouTube:

http://m.youtube.com/#/watch?xl=xl_blazer&v=6SMhuFCfPJQ

5 responses to “Biznesi shqiptar ne Amerike, krahas zhvillimeve teknologjike”

  1. marsela says:

    shqiperia ka me te vertete njerez shume te zote dhe nje shembull eshte dede beleshi.bravo albania.xhaxhi deda urime.

  2. Pjerin Gjoka says:

    Falenderojme jashte mase zotin e nderum Astrit Lulushi per nderimin qe i ben shqipetarve. Shqipetaret ka qene dhe jane rrace e zgjuar dhe novator por sistemi diktator i Enverit nuk na ka lane me ec perpara. Une qe po ju shkruaj kam marre pjes si novator ne tre hidrocentrale por puna ime nuk ka dal kurre ne pah se kisha dajen prift D.Nikoll Mazrreku. Dhe femijet e mij nuk ju eshte leju shkolla per biografi. Shqiptaret shquhen per zgjuarsi. Ju falem nderit shume. Me shum Respekt Pjerin Gjoka.

  3. Pjerin Gjoka says:

    URIME,URIME ZOTIT DEDE BELESHI

  4. mona says:

    me vjen mir qe ka shqiptar si Deda

  5. Egzon Fejzullahu says:

    a eshte e mundur dikush t`me ndihmoj te mi jep disa emna t`bizniseve shiptare qe operojn n`SHBA..si dhe vendet tjera (diaspor) dhe kontaktin me to munsisht se shum jam kan vyn, sepse jam tu punu per ni projekt rreth investimeve n`projekte ne Kosove me qellim te zvoglimit t`papunsise ne Kosov sidomos tek te rinjt.!!! pres pergjigjje sa me shpejt qe esht e mundur n`adresen myegi@live.com

Leave a Reply to Pjerin Gjoka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930