Trajtimi i varësisë ndaj barnave

E Martë, 19 Tetor 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Agjencia amerikane e barnave po shqyrton një mënyrë të re për trajtimin e personave  të ndërvarur nga barnat kundër dhimbjeve.  Opioidet janë barna që jepen me recetë për lehtësimin e dhimbjeve. Në këtë grup barnash përfshihen Percocet, Vicodin, Oxycontin. Sipas një studimi, mbi 6 milionë amerikanë marrin barna edhe kur nuk kanë nevojë, pra për qëllime jo mjekësore. Shumë prej këtyre barnave janë kundër dhimbjeve. Kur njerëzit bëhen të ndërvarur nga ilaçet kundër dhimbjeve, shkëputja nga kjo varësi është shumë e vështirë.

Në të kaluarën, për trajtimin e varësisë nga barnat kundër dhimbjeve janë përdorur ilaçe opioide, si p.sh., Methadone. Por fakti është se njerëzit bëhen të ndërvarur edhe nga ky ilaç. Barnat Opiodë zakonisht aktivizojnë pjesën e trurit që bllokon dhimbjen dhe prodhojnë euforinë e drogës.

Administrata e ushqimeve dhe barnave (F-D-A) tani po shqyrton një qasje të re. Me vetëm një injeksion në muaj të një ilaçi të quajtur NALTREXONE, aktivizimi i kësaj pjese të  trurit ndalet. Por Naltreksoni ka një efekt anësor; marrja e shpeshtë e tij e bën të njëjtën pjesë të trurit tepër të ndjeshme. Kjo do të thotë se kur një person  ndërpret marrjen e Naltreksonit, edhe një dozë e vogël opiods, e bën atë të ndjehet i droguar.

One response to “Trajtimi i varësisë ndaj barnave”

  1. eneza says:

    a eshte NALTREXONI vetem per dhembje te kokes ose edhe si intervence kunder multiplex sclerozes?

Leave a Reply to eneza Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2010
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031