Analizë gjaku për të zbuluar herët Sëmundjet e Mushkërive

E Mërkurë, 16 Mars 2011
10 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mushkëritë janë organe jetike që thithin oksigjenin nga ajri dhe e dërgojnë atë në gjak. Pavarësisht nga dëshmitë se tymi i duhanit dëmton mushkëritë, njerëzit vazhdojnë të pijnë. Sipas një studimi, një analizë e re gjaku mund të përcaktojë saktë se është koha për të lënë duhanin. Sëmundjet e mushkërive mbulojnë një gamë të çrregullimeve nga astma dhe gripi e deri tek tuberkulozi, emfizema ose bllokimi kronik i frymëmarrjes  apo COPD dhe kanceri. Disa nga shenjat paralajmëruese përfshijnë kollën kronike, gulçimin, kollën me gjak ose dhimbje gjoksi.  Por tani një analizë e re gjaku mund të zbulojë emfizemën që në fazat e herëshme.
Sipas një studimi botuar në revistën mjekësore mbi sëmundjet e frrymëmarrjes, shkencëtarët kanë njëjtësuar një veçori fizike në gjakun e atyre që pijnë duhan me sëmundje në mushkëri në fazë të herëshme.
E njëjta veçori (biomarker) ishte e pranishme edhe tek personat që pinin duhan por që nuk ishin të sëmurë. Ndërsa tek personat që nuk pinin duhan kjo veçori fizike në gjak nuk ekzistonte. Autorët e studimit arritën në përfundimin se prania e kësaj veçorie fizike mund të jetë shenjë e herëshme e emfizemës. Autorët e studimit sugjerojnë se një analizë gjaku që t’u tregojë duhanpirësve se mushkëritë e tyre janë duke u prekur nga sëmundja mund të jetë një nxitje e fortë për të lënë duhanin.

10 responses to “Analizë gjaku për të zbuluar herët Sëmundjet e Mushkërive”

  1. Alush says:

    permendet ne studim se kur do mund te behet e mundur nje analise e tille gjaku per pacientet e zakonshem?
    faleminderit

    • astritlulushi says:

      Mire do ishte te bisedoni me mjekun tuaj.
      al

    • negji says:

      mir dita une kom problem me frymarrje kur tmjanis kolli 3jav perpara mas 3javesh me nalet fryma shum deri sa me duhet teme qojn me ndim te shpejt ne spital qe 4 her me kan dodh kjo 3 her me kandodh ne ver 2 her jam kon ne bjeshk kam nejt 5 dit edhe jam qu herej per mengjes edhe ne 6 dit kolli muka shpeshtu edhe masandej fryma mukanal mekanqu ne spital gati per vdekje enuk po di qkame bo jam kon de shum mjek por nuk po din se qkakom te gjitha analizat ikam bo po tegjitha me kan dal mir smrami se 3 jav me kandodh ky problem edhe kam nejt 1jav ne spital te gjakoves por kol kam apet po jo shum nganiher jo shpesh duhanin nuke pi edhe nukekam pi kurr as alkoholin nukekam pi kurr te lutem me kshillo pak shkamebo se nuk po din kerkush

  2. Alush says:

  3. qendro zotaj says:

    pershendetje.para pak kohesh,[rreth nje viti] kom nje ngritje te nivelit te hematocritit.ne dhjetor te vitit 2011 niveli ishte 59. ne janar te vitit 2012 niveli ishte 57,kurse ne korrik te vitit 2012 arriti 63.8. cme rekomandoni per te vepruar.

  4. qendro zotaj says:

  5. Une says:

    Pershendjje, kam nje dhimje te fuqishme me kraharor,me meret fryma,nk mund te mbushem me frym,kam temperatur ,ethe,nqs vrapoj ose loz me litar rreth 10 min me djeg shum kraharori dhe nk mushem me frym,ka raste qe me doget shum zemra dhe naten kur flej gjum shumicen e rasteve nk mushem me frym,kam koh qe e kam kte gje,por qe dita dites po e ndjej po me bllokon me shum. kam lodhje te vazhdueshme dhe me vjen vetem gjum jam 20 vjece dhe kjo gje ka nja 2 vjet qe po me ndodh tani sa vjen e po shtohet..Cmendim keni per kete? ju flm

  6. Une says:

Leave a Reply to astritlulushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2011
M T W T F S S
« Dec   Apr »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031