Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Katër vjet më parë, Tyler Hudson nga Atlanta u diagnostikua me autizëm. Lajmi ishte i rëndë për gjithë familjen, thotë nëna e tij, për dy ditë unë vetëm kam qarë, thotë ajo. Mjekët rekomanduan që Tyler t’i nënshtrohej terapisë për zhvillimin e të folurit. Tani në moshën 7 vjeçare Tyler është një fëmijë normal që shkon në shkollë, merret me sport e ka shumë shokë. Disa mendojnë se autizmi iu shkaktua nga vaksina, por mjekët thonë se kërkimet e shumta tregojnë se vaksina nuk ka luajtur ndonjë rol si shkaktare e autizmit. Mjeku John Stofner ka 20 vjet që studion lidhjen midis autizmit dhe sëmundies mitochondria. Mitochondria prodhon shumë prej energjisë që trupi ka nevojë. Doktor Stofner thotë se mosfunksionimi i mitochondrias mund të ketë lidhje me një numër problemesh përfshi sëmundjet Alzheimer, Parkinson dhe autizëm.
Në laborator, mjekët zbuluan se fëmijët e prekur njëkohësisht nga autizmi dhe nga sëmundja e mitochondrias janë në rrezik më të lartë për përsëritjen e simptomave të autizmit kur këtë fëmijë kanë temperaturë të lartë trupore. Doktor Stofner thotë se një temperaturë trupore prej 39 gradë Celsius ose më e lartë e shoqëruar me mungesë lëngjesh mund të nxizin autizmin. Ai u bën thirrje prindërve të cilët besojnë se fëmijët e tyre mund të jenë në rrezik që të këshillohen me mjekët pediatër.
Doktor Stofner thotë sëmundja e mitochondrias në disa raste mund të diagnostikohet e trajtohet. Për punën e tij kërkimore në fushën e autizmit, në vitin 2009, doktor Stofner u nderua për arritjet e tij nga grupi Autism Speaks. Aktualisht, doktor Stofner po punon në një pjojekt të përbashkët me universitetin Teknologjik të shtetit Xhorxhia për studimin e funksionit të trurit të fëmijëve me sëmundje mitochondria dhe autizëm.