Dieta me pak karbohidrate vs. dietës me pak yndyrna

E Martë, 29 Mars 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një dietë me pak  karbohidrate, kufizon përfshirjen e bukës, orizit, niseshtes, perimeve dhe frutave. Studiuesit thonë se nje diete me pak karbohidrate,  është më e mirë sesa një diete me pak yndyrna. Gjatë një studimi u vu re se ndërsa të dy dietat ndihmuan pjesëmarrësit për të humbur peshë, personat që ndoqën dietën me pak karbohidrate kishin në organizmin e tyre nivele me të larta të kolesterinës së mirë se sa ata që ushqeheshin me ditetë me pak yndyrna. Studimi u krye për të krahasuar dy dietat; me pak yndurna dhe me pak karbohidrate. Diteta me pak karbohidrate është e pasur me proteina, gjë që për shumë vite ka qënë një çështje debatesh.

Disa ekspertë besojnë se dieta me pak karbohidrate kufizon vitaminat dhe mineralet për të cilat trupi ka nevojë. Të dy dietat ndihmuar pjesëmarrësit në studim për të humbur peshë, por grupi me dietë me pak karbohidrate kishte një nivel më të lartë të kolesterinës së mirë ose HDL.

Pas dy vjet, të dy grupet  humbën mesatarisht 7 për qind të peshës së tyre trupore. Por tek personat në dietë me pak karbohidrate niveli i kolesterinës së mirë u rrit 23 përqind, ndërsa tek personat në dietë me pak yndyrna niveli i HDL-së u rrit  12 për qind. Në studim morrën pjesë 307 vetë. Të gjithë ishin mbi peshë, por askush nuk kishte probleme me  diabetin  apo kolestesterinën, kështu që ekspertët thonë tha se rezultatet e studimit mund të mos vlejnë për persona në kushte të tjera shëndetësore. Autorët e studimit nuk janë në gjendje të thonë përse dieta me pak karbohidrate ndikon në shtimin e  kolesterinës së mirë, por ata shtojnë se të dyja dietat janë të mira për njerëzit që përpiqen të bien nga pesha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2011
M T W T F S S
« Dec   Apr »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031