Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Zyrtarë të shëndetit publik vazhdimisht paralajmërojnë kundër ushqimeve të cilat mund të kenë shije të mirë, por përmbajnë acide yndyrorë të quajtur “trans-yndyrna“, që janë shkaktarë për bllokimin e artereve të gjakut. Në disa vende ekzistojnë edhe kufizime ligjore mbi nivelin e trans-yndyrnave në ushqime në restorante.
Që nga viti 2006, zyrtarë të shëndetësisë në Nju Jork kanë kufizuar përdorimin e trans-yndyrnave në ushqimet e restoranteve. Si rrjedhim, për shumë gatimin e shumë ushqimeve tani përdoren yndyrna alternative.
Disa kritikë thonë se ushqimet e riformuluara nuk janë shumë ndryshe nga ushqimet e pashëndetëshme që zëvendësojnë. Por një studim i shkencëtarëve pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë të kundërtën. Ata shqyrtuan përmbajtjen yndyrore në 83 ushqimeve të riformuluara nga supermarkete e restorante. Rezultatet treguan se trans-yndyrnat janë ulur në 95 përqind të prodhimeve në supermarkete dhe në 80 përqind të ushqimeve në restorante. Ndërsa përdrimi i yndyrnave në përgjithësi tashmë është pakësuar në 90 përqind të ushqimeve në supermarkete dhe në 96 përqind të ushqimeve që shërbehen nëpër restorante. Ky studim i botuar në Revistën Mjekësore të Nju Englandit zbut shqetësimet e shprehura fillimisht se pronarët e restoranteve dhe prodhuesit ushqimorë do të hiqnin dorë nga yndrynat e rrezikëshme për t’i zëvendesuar ato me të tjera njësoj të dëmshme për shëndetin.