SHBA, jetëgjatësia e grave në rënie në disa pjesë të vendit

E Premte, 17 Qershor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit janë mësuar të dëgjojnë se gratë rrojnë më gjatë sesa burrat. Një nga arsyet? “Sepse gratë tregojnë më shumë kujdes për shëndetin e tyre”, thonë disa. Por pas dekadave në rritje, jetëgjatësia mes grave është në rënie në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara, një vend, ku për kujdesin shëndetësor shpenzohet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Kjo është arsyeja që rezultatet e studimit të kryer nga Instituti i vlerësimit të Shëndetit (IHME) ngrenë pyetje dhe vetulla.

Doktor Christopher Murray i Institutit për vlerësimin e shëndetit thotë se rezultatet janë befasues edhe për vetë autorët e studimit. Në 1/4 e Shteteve të Bashkuara, jetëgjatësia e femrave por bie. Gratë vazhdojnë të jetojnë mesatarisht 80 vjeç, më gjatë sesa burrat që kanë një jetëgjatësi mesatare prej 75 vjetësh. Por sipas studimit, burrat po e rrisin jetëgjatësinë me shpejtësi të dyfishtë.

Shtrohet pyetja “çfarë po ndodh?”

Doktor Murray thotë se tani më shumë gra pinë duhan. Epidemia e obesitetit është më e perhapur tek gratë sesa tek burrat dhe procesi që nxit presioni i gjakut dhe kolesterina e larte, është shumë më i rëndë tek gratë.

Doktor James Fang në qendrën mjekësore të Klevelandit nuk befasohet nga këto rezultate. Ai thotë se mendimi ekzistues – i gabuar – është se gratë nuk preken shpesh nga sëmundje të zemrës. Por goditjet në zemër përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve për gratë dhe diganostikimi i rrezikut për këto goditje, si tensioni i lartë i gjakut dhe kolesterina e lartë, përbëjnë një sfidë. Doktor Fang thotë se për sëmundje të tilla, burrat trajtohen në mënyrë më këmbëngulëse a më
agresive sesa gratë. Doktor Fang është i mendimit se një nga faktorët që jetëgjatësia e pritëshme e grave po bie, është se gratë kryesisht janë më stoike sesa burrat, dhe kanë një kufi durimi më të lartë ndaj dhimbjeve. Qëndresë femërore në këtë rast, që dëmton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2011
M T W T F S S
« May   Jul »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930