Pension pa iluzion

E Enjte , 29 Shtator 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumica e amerikanëve mbi 50 vjeç planifikojnë të jenë më aktivë e më të shëndetshëm kur të dalin në pension. Por një anktetë tregon se ata duhet t’a shikojnë këtë çështje me një sy më realist.

Disa ekspertë thonë se personat tani në prag të pensionit janë jo vetëm të papërgatitur, por ushqejnë edhe iluzion të gabuar për shëndetin e tyre në pension.

Vetëm 13 përqind e mbi 50 vjeçarëve, parashikojnë që shëndeti i tyre të bjerë kur të dalin në pension.

Rreth 40 përqind e atyre që kanë dalë në pension thonë se shëndeti i tyre është keqësuar.

Anketa e kryer nga radioja publike kombëtare (NPR), fondacioni Robert Wood Johnson dhe shkolla e shëndetit publik në universitetin e Harvardit, tregon se më shumë se 70 përqind e personave në prag të pensionit shtojnë veprimtaritë dhe ushtrimet fizike; mbi 65 përqind ndryshojnë dietën; dhe mbi 80 përqind kujdesen më shumë rreth cilësisë së ushqimeve që hanë.

Vetëm 1 përqind parashikojnë t’i pakësojnë ushtrimet fizike kur të dalin në pension, ndërsa 33 përqind e atyre tashmë në pension thonë se kryejnë më pak ushtrime fizike.

Sipas anketës, gjithnjë e më shumë njerëz mbi 50 vjeç janë të vetëdijshëm se shpenzimet për një kujdes afatgjatë, si jetesa në shtëpi pleqsh, jetesa në familje me ndihmën e të tjerëve ose kujdesi në shtëpi, mund të shkaktojnë për ‘ta vështirësi financiare. Shumica e personave në prag të pensionit shprehin shqetësim nëse do të jenë vallë në gjendje t’i përballojnë këto shpenzime.

BURIMI:

<http://www.npr.org/2011/09/28/140853479/boomers-delusion-about-health-in-retirement>

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2011
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930