Debat; a duhet që analiza PSA të kryhet në mënyrë rutinë?

E Hënë, 10 Tetor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka kohë që mes komunitetit mjekësor në Shtetet e Bashkuara vazhdon debati në rritje, lidhur me një analizë rutinë për zbulimin e herëshëm të kancerit në prostat.

Për më shumë se 20 vjet, mjekët e kanë bërë rutinë që sa herë një burrë mbi moshën 50 vjeç shkon për vizitë të rregullt, ai i nënshtrohet një analize të gjakut për matjen e nivelit të proteinës PSA (Prostate Specific Antigen) për të zbuluar sa më herët kancerin e prostatës. Kjo është një analizë e thjeshtë, që shpesh kryhet edhe pa dijeninë e pacientit gjatë kontrollit të rregullt mjekësor për të parë nëse në gjëndrën e prostatës ka ose jo qeliza kanceroze.

Është e vërtet se analiza PSA e zbulon kancerin, por debati lind nga fakti se kanceri në prostat zhvillohet ngadalë dhe në shumicën dërmuese të rasteve nuk rezulton në vdekje. Për të sqaruar nëse analiza duhet ose jo të kryehet në mënyrë rutinë, qeveria federale ka krijuar një grup pune ekspertësh për të dalë me rekomandimet se si është më mirë të veprohet.

Këto ditë grupi i ekspertëve, shpalli se në sajë të analizës PSA, burrat trajtohen për kancer në prostat pa patur fare nevojë, sepse kanceri në prostat, për shkak të rritjes së ngadaltë nuk i sëmurë ata, dhe jo pastaj të shkaktojë vdekjen e tyre. Gjithashtu, grupi i ekspertëve thotë se trajtimet që burrat marrin – vetëm pse kanë shenja fillestare kanceri në prostat – janë aq të ashpra e me efekte të rënda anësore, sa mund të shkaktojnë mosmbajtje të urinës, impotencë, infeksione, dhimbje dhe në disa raste vdekje.

Por edhe kur kanceri rritet me shpejtësi, thotë grupi i ekspertëve, zbulimi i hershëm nuk ndihmon në ndaljen e tij. Grupi i ekspertëve mbi këtë çështje, i krijuar nga qeveria federale, thotë se analiza PSA po sjell më shumë dëm sesa dobi për shëndetin e burrave.

Rekomandimet e këtij grupi pritet të shpallen publikisht javën e ardhëshme. Rekomandimet do të jenë të hapura për diskutim mes qarqeve mjekësore për një muaj dhe pas kësaj periudhe, zyrtarët e shëndetësisë do të vendosin nëse do t’i miratojnë ose jo këto rekomandime si standartin e ri të këshillave për shëndetin e burrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31