Një studim i ri e lidh autizmin me lindjen nënpeshë

E Mërkurë, 19 Tetor 2011
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi është një term për një grup çrregullimesh të zhvillimit që identifikohen zakonisht në fëmijërinë e hershme.

Ka një numër çrregullimesh autizmi që shfaqen në forma të rënda. Por fëmijët me autizm në përgjithësi, kanë probleme në tre fusha zhvillimi – ndërveprim shoqëror, gjuhë dhe sjellje.

Një studim i publikuar në revistën “Pediatrics” sjell dëshmi të reja se pesha e ulët në lindje është një faktor rreziku për zhvillimin e autizmit.

Autorët e studimit vëzhguan mbi 1000 persona që kishin lindur nën 2 kilogram e gjysmë, që konsiderohet peshë e ulët e fëmijës në lindjes.

– Në moshën 16 vjeç, mbi 600 prej këtyre fëmijëve u vlerësuan për autizëm duke përdorur një pyetësor për shqyrtimin e aftësive të tyre.

– Në moshën 21 vjeç, 189 fëmijë pjesmarrës në studim u testuan për autizëm duke përdorur një mjet tjetër diagnostikimi.

– Në moshën 21 vjeçare, 5% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me autizëm, shifër thuajse pesë herë mbi nivelin e raportuar në popullatën e përgjithshme.

Askush nuk e di se çfarë e shkakton autizmin. Ky çrregullim nuk ka shërim, por në shumë raste mund të kontrollohet. Ekspertët thonë se edhe diagnostikimi i hershëm – para moshës 3 vjeçare – duket të jetë i dobishëm.

Fëmijët me autizëm zakonisht tregojnë disa shenja të zhvillimit të vonuar duke filluar nga muaji i 18. Nëse një prind dyshon se fëmija mund të ketë autizëm, diskutimi me mjekun është rruga më e mirë.

One response to “Një studim i ri e lidh autizmin me lindjen nënpeshë”

Leave a Reply to Fatmir Osmani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31