E keqja e fundit

E Premte, 04 Nëntor 2011
4 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Çdo libër autobiografik është akt guximi;  “Jetë nën Diktaturë” nga Hasan Kostreci (2011), është edhe frut i luftës për të mbijetuar, pa metamorfozë. Me dashje ose jo, çdo faqe përmban ushtrime karakteri, të cilat nxisin kuriozitetin rreth personit mbrapa fjalëve. Dhe lexuesit i duhet vetëm pak kohë të ambientohet, ndonjë të kthehet pak prapa, në ato kohë të errëta, siç shtyhet autori në fëmijë 10 vjecar – për të vizituar të atin hedhur diku në qelinë e burgut:

“..vetëm kur u kthjellova, munda të dalloj trupin e një njeriu në çimento…me duar të lidhura me zinxhirë.”

Shkrimtari Hasan Kostreci tregon, siç e ka jetuar, periudhën më të dhimbshme (1945 – 1990), të  vuajtjeve njerëzore ende të pazbardhura plotësisht edhe pse ato shtrihen brenda një harku kohor sa gjysma e historisë së shtetit shqiptar; kohë “..qameti, kur në dorë e kishte marre sojsëzi..”

Autori ndeshet me të vërtetën. Duke përfshirë personazhe realë, libri bëhet pa diskutim i besueshëm. Aty gjënden “prindërit, hallua, vëllai Urani, ime shoqe Flutura, të afërm, miq, shokë si edhe unë vetë”, shkruan Kostreci.

Si mënyrë rrëfimi, autori zgjedh vetëdijen (shkrimtar-vetëdije), metodë “moderniste” e përhapur pas-diktaturës, kur shkrimtari dëshiron që ndjenjat e veta më të thella, t’i bëjë publike, t’i nxjerrë medoemos në sipërfaqe, të tregojë për “atë gjeneratë aq të mirë, të sinqertë dhe patriote…si dhe për atë diskriminim të gjatë dhe të pa merituar.”

Që në krye, Hasan Kostreci nuk e shkëput veten nga shkrimtari. Ai fillon të tregojë sesi u bë pjesë e vuajtjeve vetëm sepse jetoi në një kohë kur regjimi – si një njeri përdhunues – shtyp, dënon, vret nëse ti nuk i shpreh dashuri.

“Jeta nën Diktaturë” (Tirane 2011, 250 fq) i ngjan një ekspozite objektesh të zymta nga dhomat e torturave – fizike e psikike – që hapet me vitet e para (1947) kur pas të çarrave të murit, Hasan Kostreci 4 vjec dhe vëllai Urani pak më i madh, vështronin në heshtje sesi arrestoheshin kundërshtaret e regjimit: hollesi këto që do të percaktonin edhe fatin e familjes Kostreci në vazhdim plot vuajtje, skamje, burgosje, endje, përndjekje fshatrave për bukën e gojës, por edhe mes një urie kulturore.

Eshtë vështirë të thuhet se cfarë e bën këtë liber të këndshëm për t’u lexuar, sepse zymtësia e ngjarjeve nuk lejon. Megjithatë, dhimbja dhe gëzimi janë binjakë; që të zgjedhësh të mirën e t’a vlerësosh, tjetra (e keqja) duhet të provohet. Por “ç’ishtë kjo murtajë?” është pyetje që i riu lexues medoemos duhet t’i bëjë vetes, për të mos rënë në të njëjtin kurth të përsëritjes. Gjithashtu, e keqja nën diktaturë ishte e fundit, por është nxitim të thuhet se kjo e keqe ka marë fund, përderisa shpëtimi ende kërkohet duke ikur.

4 responses to “E keqja e fundit”

  1. Dori Dhonato says:

    Jam nga te privilegjuarit te cilet kane fatin te kene ne dore, te lexojne e shijojne historine autobiografike te Z. Kostreci, te pasqyryar bukur e rrjedhshem ne librin ” Jete ne Diktature”. Rrjedhshmeria e penes dhe transmetimi me zotesi i ndjenjave te autorit, te bejne te ndjekesh me padurim hap pas hapi personazhin kryesor ( autorin) qe nga vegjelia e tij, duke perjetuar momentet me te rendesishme te jetes se tij, shpeshhere te hidhura, shume here tronditese dhe nganjehere te mbushura me emocione te bukura me grimca lumturie. Ka shume e shume aspekte qe te lene mbrese e te shoqerojne edhe mbas leximit, por do te doja te vecoja ato pak rrjeshta te fuqishme, ne te cilat Z. Kostreci me thjeshtesi, trishtim dhe hidherim te madh pershkruan momentin e vatjes per te takuar te jatin ne burg heren e pare……Pershtypja, tronditja dhe dhimbja qe te lene keto rrjeshta te vegjel me fuqi te madhe me kane shoqeruar dite te tera.
    Dori Dhonato

  2. faruk myrtaj says:

    Kam lexuar edhe shkrimin e dyte te Astrit Lulushit per librin e meparshem te Hasan Kostrecit.
    Lexova edhe persiatjen “Shoku klases”, nga libri i mbrame Jete nen diktature. Me pelqen realizmi, konkretizimi i rrefenjes, perpjekja per te mos folur ne pergjithesi, pra rrefimi i se shkuares nen diktature si deshmi, jo thjesht si letersi.
    Kostrecet, kam parasysh edhe Uran Kostrecin ne kete fushe, jane munduar deri ne kthimin e durimit dhe urtesise ne virtyt te perjetshem…
    Te pasqyrosh perpjekjen e tyre, eshte nderim i kesaj perpjekje njerezore.

    faruku

  3. alfred says:

    91 NE SHQIPERI NGELET NJE MISTER ;ku shum pyetje nuk kane mare pergjigje ku- SI ? PSE ? CFAR ? amund te ndodh keshtu ? eshte nje rastesi kjo ? pse ne vepruam ndryshe nga ish vendet socialiste ?, aka demokraci ne shqiperi ? a eshte shqiperia sot nje vend DIKTAKTORAL MODERN ; Politika shqiptare eshte nje MISTER sepse MISTER eshte dhe politika qe trashiguam Ne tem tani. LIbri JETA NE DIKTATUR ( vellimi 1 ) u shkrujt mjaft bukur duke qen mjaft bindes ne realitet ,por 20 vjet me mbrapa ngarjes . AKA AUTOR NE BOT SOT te gjej gucimin dhe trimerin te shkruaj JETA NE DIKTATUR (vellimin e 2 )

  4. I in addition to my friends were found to be studying the great guides located on the website and unexpectedly I had an awful feeling I never thanked the web site owner for those secrets. My boys are actually as a result warmed to study all of them and have extremely been taking pleasure in these things. We appreciate you simply being really helpful and then for pick out this sort of ideal information millions of individuals are really needing to understand about. My honest apologies for not saying thanks to earlier.

Leave a Reply to losing weight during pregnancy Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2011
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930