Dallimet midis burrave dhe grave

E Mërkurë, 11 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se burrat janë ndryshe nga gratë. Tani, ju mund të thoni “kjo dihet.” Por studimi zbulon se dihet vetëm gjysma.

“Vive la Difference!” thonë francezët, kur është fjala për ndryshimin e madh midis burrave dhe grave. Një libër, ndër më të shiturit, shprehet ndryshe; “Burrat janë nga Marsi dhe gratë nga Venusi.”

Studim i ri i publikuar në revistën “Public Library of Science One” në internet thotë se dy gjinitë mund të jenë vërtetë nga dy Planete të ndryshëm.

Shkencëtarët përdorën një metodë të re duke krahasuar tiparet e shumëfishta të personalitetit të 10 mijë burrave dhe grave, në vend që t’i merrnin tiparet një e nga një.

Autorët e studimit thonë se zbuluan dallime të theksuara.

Gratë fituan më shumë pikë për;
– ndjeshmëri
– ngrohtësi
– perceptim

Ndërsa burrat u vlerësuan më lartë për;
-qendrueshmëri emocionale
-dominim
-kontroll-vetëdije.

Studim thotë dallimet gjinore në personalitet janë nënvlerëduar dukshëm. Studimet e mëparshme kanë thënë se keto dallime janë mesatarisht të pakta.

Por studimi i ri zbulon se çdo gjini dallohet nga grup i veçantë karakteristikash, me vetëm 18 për qind të burrave që kanë një tipar “femëror” dhe 18 përqind të grave me karakteristika mashkullore.

Studimet e më parëshme kanë treguar gjithashtu se meshkujt dhe femrat arrijnë rezultate të ngjashme në provimin 16PF5 – metodë e përdorur shpesh për matjen e personalitetit.

Studimi i ri i konteston këto rezultate duke thënë se për shkak se burrat shënojnë rezultate të larta në disa fusha dhe gratë në fushatë tjera, dallimet midis gjinive anulojnë njëri-tjetrin. Por shënojnë edhe ndarje të thellë nëse krahasohen drejtpërdrejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031