Efektet e dëmtimit traumatik të trurit tek fëmijët ndjehen edhe 10 vjet më vonë

E Hënë, 23 Janar 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të fundit në revistën Pediatrics, dëmtimi traumatik i trurit tek fëmijët ndodh më shpesh sesa mendohej dhe se efektet e këtyre lëndimeve ndonjëherë mund të zgjasin gjithë jetën. Lëndimi traumatik i trurit ose TBI – është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe vdekjes mes foshnjeve dhe fëmijëve.

Sipas të dhënave,  pothuajse 500 mijë vizita kryehen çdo vit në qëndrat e urgjencave si pasojë e lëndimeve traumatike në tru tek fëmijët nën 14 vjeç.

Studimi në revistën “Pediatrics” morri në shqyrtim fëmijë të moshave nga 2 deri në 7 vjeç, të cilët kishin pësuar dëmtime të rënda në tru.

Studiuesit zbuluan se këta fëmijë kishin “deficite të vazhdueshme intelektuale” edhe 10 vjet pas lëndimit.

Krahasuar me një grup fëmijësh të tjerë që nuk kishin pësuar ndonjë lëndim në tru, fëmijët në studim dolën me 26 pikë më pak në provimin e inteligjencës ose IQ.

Rezultate hedhin poshtë dijen konvencionale mjekësore sipas së cilës të rinjtë dhe fëmijët mund t’i kapërcejnë pa probleme dëmtimet e trurit madje edhe ato serioze.

Këto rezultate të studimit gjithashtu sugjerojnë se fëmijët me lëndime të rënda në tru mund të mbeten prapa përgjithmonë në zhvillimin e intelektit.

Por lajmi i mirë është se ky disavantazh nuk vjen duke u thelluar dhe se fëmijët me lëndime të lehta shërohen plotësisht, me kalimin e kohës.

One response to “Efektet e dëmtimit traumatik të trurit tek fëmijët ndjehen edhe 10 vjet më vonë”

  1. dini says:

    PERSHENDETJE PER GJITH KET KAN NEVOJ SHUM NJERZ TE MARIN KSHILLA NDAJ FEMIVE

Leave a Reply to dini Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031