Zbulimi i sëmundjeve kardiovaskulare

E Hënë, 30 Janar 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë farë e thjeshtë mund të zbulojë një vrasës të heshtur. Të gjithë kanë provuar; sa herë që shkojnë tek mjeku, gjëja e parë është matja e presionit të gjakut. Por një studim i ri tregon se matja e presionit të gjakut në të dy krahët mund të zbulojë sëmundje kardio-vaskulare. Këto sëmundje godasin çdo vit miliona vetë, shpesh pa ndonjë simptomë

Kardiologu Oskar Garfein në spitalin Saint Luke’s  Roosevelt në Nju Jork ka qenë prej kohësh një përkrahës i  kontrollit të presionit të gjakut në të dy krahët. Sepse në këtë mënyrë ai shpëtoi jetën e një pacienti kur zbuloi se presioni i gjakut në njërin krah ishte shumë i ulët, ndërsa në krahun tjetër ishte normal. Kjo e ndihmoi mjekun për të arritur në një diagnozë, e cila po të mos ishte zbuluar në kohë mund të kishte shkaktuar vdekjen.

Prandaj doktor Garfein  nuk u befasua kur u njoh me studimin e botuar këto ditë në revistën Lancet, ku thuhet se dallimi në presionin e gjakut ndërmjet krahut të majtë dhe të djathtë, mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të zemrës.

Studimi zbulon se një ndryshim më shumë se 15 në numrin sistolik, që është numri më i lartë , mund të tregojë;

– Një ngushtim të arterieve të këmbëve

– Pakësim në rrjedhjen e gjakut në tru

– Sëmundje në zemër

Kushte të tilla sjellin një rritje 70% të gjasave për të vdekur nga goditje në zemër ose në tru

Shumë kardiologë, në mënyrë rutinore ua kontrollojnë pacientëve presionin e gjakut në të dy krahët. Kjo praktikë është më pak i zakonshme në kontrollet e rregullta mjekësore.

One response to “Zbulimi i sëmundjeve kardiovaskulare”

  1. LUANI says:

    NA JEP NJE SHEMBULL ME KONKRET JU LUTEM SI PRSHEMBULL . NJERI KRAH ( I MAJTI 12-8 ) DHE TJETRI
    ( I DJATHTI 11-7) ESHTE NORMAL DHE KUR NUK ESHTE NORMAL SE NUK E KUPTOJ SHPREHJEN ndryshim më shumë se 15 në numrin sistolik . JU FALEMINDERIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031