Tendosje e lëkurës pa ndërhyrje kirugjike

E Martë, 15 Maj 2012
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rrudhat janë kryesisht gjurmë të moshës. Njerëzit do të dëshironin të mos i kishin. Operacioni plastik është një alternativë për heqjen e tyre, por shumë nuk duan – për arsye të ndryshme etike a financiare, por edhe sepse i druhen thikës.

Por tani një trajtim i ri me ndërhyrje fare të vogël duket premtues. Procedura përfshin doza shumë të sakta nxehtësie mes shtresave të lëkurës. Dhe mjekët thonë se dëmi që kjo lloj nxehtësie mendohet se mund të shkaktojë. në fakt prodhon një efekt të shëndetshëm duke tendosur lëkurën

Në klinikën e tij në Palo Alto të Kalifornisë, doktor James Newman përdor këtë procedurë nëpërmjet një teknologjie të quajtur Evolastin. Pasi ka kryer mpirjen e lëkurës, Doktor Newman përdor një pajisje dore që përmban një radhë gjilpërash të cilat dërgojnë mes shtresave të lëkurës nxehtësi të krijuar me frekuenca radiofonike.

Doktor Newman thotë se kjo lloj nxehtësie përmirëson indet dhe shton vëllimin e tyre, duke nxitur lëkurën të regjenerojë kollagenin – proteinë që mban të lidhura indet.

Qëllimi i trajtimit me Evolastin është për të zbutur efektin e rrudhave në pjesët më me probleme, si për shembull përgjatë vijës së nofullave. Doktor Newman paralajmëron se tendosja e lëkurës me Evolastin mund të arrijë vetëm deri 20 – 25 për qind të asaj që realizohet me operacion plastik siç është “face lift”. Procedura Evolastin kushton rreth 3 mijë e 500 dollarë dhe nuk mbulohet nga sigurimet shëndetësore. Doktor Newman thotë se shumica e pacientëve janë në gjendje të kthehen në punë dy ditë pas procedurës.

2 responses to “Tendosje e lëkurës pa ndërhyrje kirugjike”

  1. bumi says:

    Une jam i mendimit se njeriu ka nevoje te duket i ri,dhe nuk e paragjykoj nje gje te tille.Kjo ka te bej me vete personin se si ka deshire ai.Une them se nese dikushi duket pa rrudha eshte vetem kenaqesi,e jo paragjykim nga populli.

  2. bumi says:

    Une jam i mendimit se njeriu ka nevoje te duket i ri,dhe nuk e paragjykoj nje gje te tille.Kjo ka te bej me vete personin se si ka deshire ai.Une them se nese dikushi duket pa rrudha eshte vetem kenaqesi,e jo paragjykim nga populli.

Leave a Reply to bumi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031