Studim – fëmijë me Autizëm diagnostikohen vonë

Saturday, 26 May 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit që zakonisht paraqitet në fëmijërinë e hershme dhe prek aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Përparim i madh është bërë në shtimin e vetëdijes mbi autizmin, por gjithësesi ka edhe lajme shqetësuese.

Shenjat e autizm shpesh mund të zbulohen para se fëmija të mbushë moshën 3 vjeç. Por një studimi i ri nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve konstaton se 50 për qind fëmijët me autizëm janë diagnostikuar pasi kanë mbushur 5 vjeç.

Vonesa në diagnostikim mund të jetë vendimtare, sepse me zbulimin e herëshëm te autizmit, fëmijës i jepen shanse për zhvillimin e plotë të mundshëm.

Nga të dhënat e studimit që u grumbulluan për më shumë se 17 vjet, del se ndërgjegjësimi rreth autizmit është përmirësuar dukshëm gjatë kësaj periudhe. Por shumë probleme mbeten: për shembull, 50 për qind e të gjithë personave me autizëm marrin medikamente si mënyrë trajtimi.

Më shpesh, këto ilaçe janë stimulues, qetësues ose kundër ankthit a depresionit që ata vuajnë si pasojë e gjendjes së tyre. Por më pak se gjysma e këtyre fëmijëve përfshihen në terapi të sjelljes që është trajtimi më i mirë dhe më i efektshëm i rekomanduar nga akademia amerikane e pediatrisë.

Të gjithë fëmijët zhvillohen me ritmin e tyre, por ekzistojnë disa pika zhvillimi ku të gjithe ata duhet të arrijnë në një moshë të caktuar. Nëse një prind mendon se fëmija mund të ketë autizëm, faqja elektronike e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve ka informacione të vlefshme mbi shkallët e zhvillimit të fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031