Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Humbja e peshës është mjaft e vështirë, por mos rifitimi kilogramëve të humbur është shpesh edhe më i vështirë.
Një studim i ri i bën sfidë urtësisë konvencionale se kaloritë janë kalori dhe digjen të gjitha njësoj. Studimi ofron një dietë për të cilën shumë vetë mund të mos kenë dëgjuar.
Një ndër 6 të rritur mbi peshë në Shtetet e Bashkuara thonë se e ruajnë peshën e humbur për më shumë se 1 vit.
Studimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë morri në shqyrtim mënyrat që përdoren për të mos rifitituar peshës e humbur.
Autorët e studimin ekzaminuan 3 lloje dietash, përfshi dietën me indeks të ulët glycemie, që synon të mbajë të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak.
Megjithëse jo aq e rreptë sa dieta me pak karbohidrate, dieta me glycemi të ulët përqëndrohet në proteina; prodhime drithërash, fruta dhe perime.
Autorët e studimit zbuluan se personat e vëzhguar digjnin më shumë kalori duke pushuar ose qëndruar ulur kur ata përdornin ditetë me pak karbohidrate ose me nivel të ulët glycemie.
Dieta me pak karbohidrate i ndihmonte personat për të djegur shumicën e kalorive, por ajo shtonte mundësitë për stres dhe pezmatime.
Autorët e studimit thonë se dieta glycemike është pa efekte negative dhe e këshillojnë këtë dietë – nga e cila mund të përfitohen të njëjtat vlera përsa i përket djegjes së kalorive që ofron dieta me pak karbohidrate – minus pasojat e padëshirueshme.