Një grup njerëzish, më në rrezik për goditje në zemër

E Premte, 27 Korrik 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një grup pacientësh ka më shumë gjasa për të pësuar goditje në zemër se shumica e njerëzve të tjerë.

Osteoarthritis është sëmundje që më së shumti ndikon duart, këmbët, shpinën – nyjet e legenit dhe gjunjët, që bartin peshën më të madhe të trupit.

Për disa pacientë, operacioni mund të jetë mënyra e duhur për t’i dhënë fund dhimbjes dhe vuajtjes.

Në mbarë botën, rreth 2 milionë njerëz i nënshtrohen çdo vit një operacioni në gju ose legen.

Është folur se pacientët përballen me një rrezik më të lartë për goditje në zemër pas operacionit në kyçe, por studimi i ri tregon ekzistencën e lidhjeve më të forta sesa është besuar më parë.

Shkencëtarët në Holandë shqyrtuan të dhënat e 95 mijë pacientëve që i ishin nënshtruar operimit në nyje, gju ose legen – i krahasuan rezultatet me ato të pacientëve që nuk kishin kryer operacione të tilla dhe zbuluan se pacientët 60 vjeç e sipër që i ishin nënshtruar operimit për zëvendësimin e plotë të legenit kishin 25-herë më shumë të ngjarë të pësonin një goditje në zemër brenda 2 javëve pas operacionit. Ky rrezik ishte 31 herë më i lartë për pacientët që i ishin nënshtruar operacionit për zevendësimin e gjurit.

Sipas studimit, edhe pse 6 javë pas operimit, rreziku i një sulmi në zemër pakësohej, ky pakësim ishte i vëgël – 0.5 përqind për pacientët që kishin zevendësuar legenin dhe 0.2 përqind për ata që kishin zevendësuar gjurin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2012
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031