Kostoja e goditjeve në zemër

E Martë, 06 Nëntor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kostoja më shkatërruese e goditjeve në zemër dihet që është vuajtja njerëzore.

Por një studim i ri i tregon se njerëzit i paguajnë rëndë këto goditje edhe në mënyra të tjera.

Studimi i paraqitur në Shoqatën amerikane të Zemrës tregon se goditjet në zemër dhe kushte të tjera koronare shterojnë burimet materiale të pacientëve dhe afektojnë ndjeshëm bizneset në uljen e prodhimit.

Sipas studimit, mes 37 mijë njerëzve të prekur nga sëmundje të zemrës të shqyrtuar nga viti 2007 deri në vitin 2010, shumica ishin meshkuj nën moshën 65 vjeç.

Studiuesit gjetën se kostoja mesatare e spitalimit dhe mjekimit të tyre ishte 8170 dollarë për person.

Pacientët kishin humbur mesatarisht 60 ditë pune pas goditjeve në zemër, ndërsa ata me pasoja afatgjate të këtyre goditjeve kishin humbur më shumë se një vit pune.

Për punëdhënësit, kostot e aftësisë së kufizuar ishin më të madhe se shpenzimet e drejtpërdrejta:

7943 dollarë për paaftësi afatshkurtër

52.473 dollarë për paaftësi afatgjatë

Autorët arrijnë në përfundimin se sëmundjet e zemrës mund sjellin edhe pasoja rrënuese financiare dhe humbje produktiviteti – duke argumentuar se këto mund të shmangen me më pak shpenzime si,   lënie të duhani, humbje të peshës së tepërt, dietë të shëndetshëm, dhe barna të duhura për të kontrolluar nivelin e kolesterolit të lartë dhe tension të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2012
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930