Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kur është fjala për të ardhmen e njerëzimit, studime të reja sjellin dëshmi se forcat natyrore të evolucionit vazhdojnë t’i japin formë njerëzimit.
Të dhënat nga arkivat kishtare të gati 6 mijë finlandezëve, lindur mes viteve 1760 dhe 1849 treguan se pavarësisht se njerëzit ndryshuan rrënjësisht mjediset e tyre me sjellje të tilla si bujqësia, mënyrat e tyre të mbijetesës dhe riprodhimit, ishin të krahasueshme me ato të njerëzve të tjerë që nuk kishin kaluar në ndryshime të ngjashme.
Një studim në Universitetin e Stanfordit (SHBA) sugjeron gjithashtu, se me kalimin e kohës njerëzit po bëhen më pak inteligjentë, duke humbur forcën evolutive përsa i përket zgjuarsisë. Studimi thotë se ky proces ka filluar që me hapat e para të jetesës në vendbanime me popullsi të dendur disa mijëra vjet më parë.
Megjithatë, shkencëtarë të tjerë e kundërshtojnë këtë ide, duke vënë në dukje njerëz gjenialë të tillë si Stephen Hawking. Ata sugjerojnë se njerëzit nuk janë duke humbur inteligjencën, por po bëhen më të shumë-anshëm intelektualisht, duke përftuar dije a zgjuarsi shumë-llojëshe njëherësh.