Impulsi i njeriut të mirë

E Diel, 30 Dhjetor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pse njerëzit veprojnë bujarisht pa ndonjë përfitim të dukshëm personal është mister. Kështu edhe tek kafshët.

Vëzhgimet kanë treguar se majmunët, më mirë rrinë pa ngrënë sesa të sulmojnë majmunin tjetër për t’i marrë ushqimin; po ashtu edhe miu preferon të vuajë nga uria sesa të lëndojë miun tjetër.

Ky impuls primitiv mirësie mund të ketë evoluar në altruizmin që shihet sot tek njerëzit, thotë një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Oksfordit.

Por të kuptuarit se si altruizmi punon në tru ka qenë i komplikuar. Kur njerëzit bëjnë diçka bujare, siç ndodh kur japin për bamirësi, qarqe qelizash të caktuara në tru aktivizohen. Dihet se njerëzit ndjejnë një ndryshim midis të bërit mirë për veten dhe për të tjerët. Dhe kjo shtron pyetjen se në ç’mënyrë truri e bën këtë ndarje?

Eksperimente me majmunë në laborator sjellin të dhëna për bazën nervore të altruizmit. Rezultatet, të botuara në revistën Nature Neuroscience, hedhin dritë mbi kafshët (duke përfshirë edhe njerëzit), përse shumë prej tyre shfaqin sjellje bujarie nga të cilat nuk përfitojnë vetë drejtpërsëdrejti. Studimi tregoi se qelizat e trurit reaguan në rhesus tek majmunët kur ata jepnin një ushqim, por jo kur e merrnin atë.

Ndërsa nuk është e qartë se çfarë ndodh saktësisht në trurin e majmunëve, studimi sugjeron se rajoni i trurit, i quajtur orbitofrontal cortex, mund të jetë pjesërisht përgjegjës për krijimin e formave primitive të ndjeshmërisë (empathi). Sipas studimit, ky rajon mund të veprojë në mënyrë të ngjashme tek njerëzit duke shifruar ndjenjat që e bëjnë njeriun të lumtur apo të trishtuar nisur nga shpërblimi personal (egocentrizmi). Autorët spekullojnë se shpërblimi mund të jetë në fakt ai që e shtynë njeriun të tregohet bujar dhe i drejton njerëzit në bamirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2012
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31