Shpresa të reja për të sëmurët me Alzheimer

E Mërkurë, 16 Janar 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

neurologyNjë nga karakteristikat kryesore të sëmundjes Alzheimer është prodhimi në tru i një molekule toksike e njohur si beta amyloid. Qelizat Microglial, mbrojtëse të sistemit nervor, nuk janë në gjendje për t’a eliminuar këtë substancë, e cila formon depozitat e quajtura pllakëza senile apo të plakjes.

Shkencëtarë nga Universiteti Laval dhe studiues në qendrën kërkimore CHU de Québec, pas 10 vjetë pune në laborator, kanë identifikuar një molekulë që stimulon aktivitetin e qelizave imune të trurit. Molekula, e njohur si MPL (lipidet monophosphoryl A) është përdorur edhe më parë në vaksina të ndryshme.

Tek minj me simptoma të Alzheimerit, injeksione të molekulës MPL gjatë një periudhe 12 javëshe eliminuan deri në 80% pllakëzat senile. Përveç kësaj, provat e aftësisë së minjve për të mësuar detyra të reja treguan përmirësim të rëndësishëm në funksionin njohës të tyre gjatë së njëjtës periudhë 12 javore.

Studiuesit shohin dy përdorime të mundshme të molekulës MPL; ajo mund të administrohet me injeksion intramuskular për njerëzit me Alzheimer për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes; ose mund të përfshihet në një vaksinë të caktuar për të stimuluar prodhimin e antitrupave ndaj beta amyloidit. Vaksina mund të jepet për njerëzit që tashmë kanë sëmundje për të stimuluar imunitetin e tyre natyror, por mund të administrohet edhe si një masë parandaluese për njerëzit me faktorë rreziku për sëmundjen Alzheimer, thuhet në studim.

One response to “Shpresa të reja për të sëmurët me Alzheimer”

  1. ILIR MEHMETI says:

    ALLAHU per cdo semundje ka zbritur edhe sherimin e saj.I mbetet njerezve ta zbulojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031