Syzet e sekretares Klinton

E Diel, 27 Janar 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
KLINTONGjatë dëshmisë javën e kaluar në Kongres, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tërhoqi vemendjen edhe për diçka tjetër – syzet e saj ishin jo të zakonshme. Ato përbëheshin nga lente të pajisura me “Prizëm Fresnel” që rregullojnë shikimin kur personi ka vizion të dyfishtë

Ekspertët thonë se goditja në kokë që zonja Klinton pësoi kur u rrëzua muajin e kaluar duket se ka ndikuar ekuilibrin extra-ocular (muskujt që kontrollojnë lëvizjen e syve). Vizioni i dyfishtë ndodh kur sytë marrin imazhe individualisht, duke bërë që truri t’i interpretojë ato jo paralelisht dhe lentet e pajisura me  “Prizëm Fresnel”, si ato të zonjës Klinton, përdoren për të kompensuar devijimin midis syve.

Edhe një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi këto ditë gjatë një konference shtypi, se sekretarja Klinton kishte vënë syzet si pasojë e rënies dhe tronditjes që përjetoi muajin e kaluar, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Zonja Klinton u kthye në punë në fillim të këtij muaji, pas një pushimi të gjatë dhe shtrimi në spital. Fillimisht ajo u prek nga një virus në stomak dhe pastaj u trajtua për mpiksje gjaku që u shkaktua nga goditja në kokë si pasojë e një rrëzimi.

One response to “Syzet e sekretares Klinton”

  1. GRAMOZ says:

    keto syze te llojit Prizem Fresnel vendosen kur personi me shikim te nje objekti te dyfishte kjo vjen nga cvendosja e muskujve okumulatore dhe prishja interceptimit nga goditja ne trurin e vogel.sherim te shpejte te zonjes Hillari Klinton …

Leave a Reply to GRAMOZ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031