Kanceri – në kërkim të një trajtimi

E Mërkurë, 30 Janar 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

DCASëmundja shpesh shtyn në dëshpërim, dhe e bën njeriun të përdorë metoda ose barna të cilat nuk janë provuar të dobishëm, por që rreth tyre është krijuar një lloj miti.

Acidi Dichloroacetic, i njohur shkurt si  DCA është një substancë kimike, kripërat e së cilës janë parë si të mundshme për trajtimin e kancerit.

Edhe pse studimet paraprake kanë treguar se DCA mund të ngadalësojë rritjen e tumoreve të caktuar tek kafshët në laborator, ekspertët thonë se nuk ka prova klinike për të mbështetur përdorimin e DCA në trajtimin e  kancerit tek njerëzit.

DCA nuk ndodhet në natyrë, por është gjurmë e  klorinimit të ujit të pijshëm dhe prodhohet nga metabolizmi i klorit. Për shkak të veprimit shumë korroziv, kripërat e acidit dichloroacetic (DCA) janë përdorur për efekte terapeutike.

Në vitin 2007, shkencëtarët në Universitetin e Albertas në Kanada thanë se gjatë provave me minj në laborator, DCA bëri që qelizat kanceroze të vetë-shkatërroheshin dhe tumori të tkurrej. Këto rezultate tërhoqën vemendjen e mediave, përfshi shtypin mjekësor – interesim shprehën edhe Shoqata Amerikane e Kancerit dhe organizatat e tjera mjekësore. Megjithatë, kërkime, prova a studime klinike në njerëz me kancer në Shtetet e Bashkuara ende nuk janë kryer, ndërsa bëhet thirrje për kujdes në interpretimin e rezultateve të para.

Kështu, në vitin 2010, u zbulua se gjatë provave për trajtimin e kancerit kolorectal tek minjtë, DCA shkaktoi rritjen e tumoreve. Këto rezultate sugjerojnë se të paktën në disa lloje të kancerit, trajtimi me DCA mund të jetë i dëmshëm.

Mjekët paralajmërojnë për probleme të mundshme të rënda nëse njerëzit e sëmurë, nga dëshpërimi, përpiqen të provojnë trajtimin me DCA. Nëse sëmundja është duke shkuar keq, DCA mund të bëjë që ajo të dalë jashtë kontrollit, dhe papritur pacienti kupton se mëlçia i është dëmtuar dhe telashe të tjera lindin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031